• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

by A R
06/05/2026 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët shqiptarë po largohen drejt universiteteve jashtë vendit me ritme më të shpejta se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të UNESCO-s për arsimin, duke reflektuar kombinimin e emigracionit, rënies së popullsisë në moshë shkollore dhe orientimit drejt mundësive ndërkombëtare.

Raporti thekson se Shqipëria ka një përqindje shumë të lartë të studentëve që ndjekin studimet jashtë vendit dhe se kjo prirje është përshpejtuar në vitet e fundit. “Numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë është rritur më shpejt se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në analizën për vendin.

Zhvillimi lidhet ngushtë me dinamikat demografike dhe migratore të vendit. Raporti vëren se rritja e studentëve jashtë vendit ka ecur paralelisht me rënien e numrit të maturantëve në Shqipëri, një trend i lidhur me emigracionin dhe tkurrjen e popullsisë në moshë shkollore.

Sipas analizës, orientimi drejt arsimit të lartë dhe mundësia për të studiuar jashtë janë bërë një nga faktorët kryesorë që kanë shtyrë të rinjtë të qëndrojnë më gjatë në sistemin arsimor. Perspektiva e universitetit, brenda apo jashtë vendit, e kombinuar me emigracionin masiv, ka rritur kërkesën për arsim të mesëm dhe të lartë.

Ky ndryshim lidhet edhe me transformimin e vetë emigracionit shqiptar. Në vitet ’90 dominohej nga emigrimi i punëtorëve të pakualifikuar për arsye ekonomike, ndërsa sot gjithnjë e më shumë të rinj largohen për arsim dhe mundësi profesionale më të mira, duke e kthyer arsimin në një kanal kryesor migrimi.

Raporti vlerëson se rreth 50% e popullsisë shqiptare ka pasur një përvojë emigracioni që nga viti 1991, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të arsimuar në nivele të larta.

Ndërkohë, sistemi i arsimit të lartë në vend ka kaluar një transformim të fortë pas hyrjes në procesin e Bolonjës në vitin 2003, duke sjellë rritje të shpejtë të regjistrimeve dhe mobilitetit studentor. Midis viteve 2003 dhe 2013, numri i studentëve u rrit mesatarisht me 13% në vit, ndërsa norma bruto e regjistrimit u rrit nga 16% në 64%, duke arritur në rreth 82% në vitin 2024.

Raporti thekson se edhe sistemi parauniversitar është bërë më pak pengesë për vazhdimin e studimeve. Provimet kombëtare nuk përdoren për përzgjedhje në shkollat e mesme dhe shumica dërrmuese e nxënësve i kalojnë ato, me rreth 95% të kalueshmërisë në provimin përfundimtar të arsimit të mesëm në vitin 2017./ Marrë nga Monitor.al

Next Post
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

September 29, 2026
“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

September 29, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Lufta mes dy qeverive të futbollit kalon në fazë tjetër, FIFA akuzon UEFA-n për fushatë dezinformimi dhe ndikim në zgjedhjet presidenciale

September 29, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

September 29, 2026
Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

September 29, 2026
“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

September 29, 2026
Zelensky akuza Pekinit: Kina është tashmë në anën e Rusisë -

Rusia fillon mobilizimin, Zelensky lëshon alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë në frontin rus

September 29, 2026
UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

September 29, 2026
“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com