• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

by A R
06/05/2026 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e naftës ranë për ditën e dytë radhazi të mërkurën, mes pritshmërive se furnizimi i bllokuar nga rajoni kyç prodhues i Lindjes së Mesme mund të rifillojë, pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump, la të kuptohej se mund të arrihet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

Reuters shkruan se në tregjet ndërkombëtare, nafta Brent ra me 1.89 dollarë, ose 1.7%, në rreth 107.98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI zbriti me 1.83 dollarë, ose 1.8%, në rreth 100.44 dollarë për fuçi. Rënia vjen pas një periudhe tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku furnizimet energjetike janë ndikuar nga përplasjet dhe pasiguria në Ngushticën e Hormuzit.

Të martën, Trump deklaroi papritur se SHBA-të do të pezullonin përkohësisht një operacion për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke përmendur progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Iranin, pa dhënë detaje. Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Teherani.

“Kjo sinjalizon një ulje të mundshme të tensioneve dhe rrit shpresat për lirimin e anijeve të bllokuara në Gjirin Persik, gjë që mund të rikthejë gradualisht furnizimin në treg,” tha Anh Pham, specialist i lartë për kërkime mbi naftën në LSEG.

Sipas tij, çmimet mbeten të larta, me naftën Brent dhe WTI që qëndrojnë mbi 100 dollarë për fuçi, pasi perspektivat për një marrëveshje paqeje mbeten të pasigurta, ndërsa rikthimi i plotë i tregtisë do të kërkojë kohë edhe nëse arrihet marrëveshja.

Trump tha se Marina e SHBA-ve do të vazhdojë bllokadën ndaj porteve iraniane. Humbja e furnizimit në tregun global ka rritur çmimet, me naftën Brent që javën e kaluar u tregtua në nivelin më të lartë që nga marsi 2022.

“Ne kemi rënë dakord reciprokisht që, ndërsa bllokada do të mbetet plotësisht në fuqi, ‘Project Freedom’ do të pezullohet për një periudhë të shkurtër për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet,” shkroi Trump në rrjetet sociale.

Njoftimi i Trump-it erdhi vetëm disa orë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, informoi gazetarët mbi operacionin e nisur të dielën për shoqërimin e anijeve të bllokuara nëpër ngushticë. Të hënën, ushtria amerikane tha se kishte shkatërruar disa anije të vogla iraniane, si dhe raketa dhe dronë, ndërsa po shoqëronte dy anije jashtë Gjirit përmes ngushticës.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka reduktuar rezervat globale, ndërsa rafineritë po përpiqen të kompensojnë mungesën e prodhimit.

Rezervat e naftës bruto në SHBA ranë për javën e tretë radhazi, ndërsa gjithashtu u ulën edhe rezervat e benzinës dhe të karburanteve të distiluara, sipas burimeve të tregut që cituan të dhëna të Institutit Amerikan të Naftës.

Next Post
Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In