• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Kuçovë, flet autori: Qiradhënësit i dhashë 46 kg mish në vend të lekëve, por…

by A R
18/12/2020 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet e plotë dëshmia e autorit të vrasjes dje në Kuçovë, ku Vangjel Polovina qëlloi për vdekje Ajet Gunelin. Sipas “News24”, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai u shpreh se i kishte marrë me qira viktimës një stallë derrash dhe në pamundësi për t’i paguar qiranë në kesh, i jepte mish derri.

Sipas Polovinës, ai ishte likuiduar me Gunelin, por megjithatë, një natë para krimit viktima e kishte telefonuar duke e ofenduar.

Ai shprehet se më pas mori automjetin e tij, kallashnikovin dhe u nis drejt vendit, ku Guneli pinte kafenë dhe qëlloi drejt tij, duke pranuar se i zbrazi të gjithë karikatorin e kallashnikovit.

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020, isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Anglia disa javë më parë, më kërkoi të takoheshim, – tregon 44-vjeçari. –  U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri. Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë në lekë me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysmë qira”.

Sipas dëshmisë, ai thotë se ka menduar që e ka likujduar, por Ajeti e ka marrë në telefon një ditë më vonë, natën para vrasjes.

“Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes, më ka sharë dhe më tha ‘do të vras, do të heq qafe’, – vijon ai. – Në këtë moment, kam hipur në mjetin tim “furgon” dhe në sediljen e pasagjerit vendosa kallashnikovin. Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap, duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe më pas shkreha një karikator të tërë kallashnikovi dhe u largova me furgon nga vendngjarja”, – ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit, Vangjel Polovina.

/a.r

Next Post
Betohen në Presidencë ministrat e rinj, Rama shmang takimin me Metën, ja kush i shoqëronte

Betohen në Presidencë ministrat e rinj, Rama shmang takimin me Metën, ja kush i shoqëronte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In