• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

by A. Q
17/09/2026 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i është përgjigjur Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me kërkesën për rishikimin e nenit 76 të Rregullores së Brendshme, që parashikon ndalimin e mbajtjes së telefonave celularë në sallat e gjykimit.

Në shkresën zyrtare, GJKKO sqaron se ndalimi i telefonave celularë është një masë që lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Sipas gjykatës, kjo masë zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë personat që marrin pjesë në proces, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët, palët, median dhe publikun.

GJKKO thekson se rregulli nuk përbën një kufizim të posaçëm ndaj avokatëve apo ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes. Sipas saj, avokatët vijojnë të kenë mundësi të përdorin kompjuterin portativ në sallën e gjykimit për nevojat procedurale.

Sa i përket komunikimit me klientët që ndodhen në paraburgim, gjykata sqaron se komunikimi garantohet në ambiente konfidenciale. Ndërkohë, në rastet kur paraqitet nevoja për një komunikim urgjent gjatë seancës, dalja nga salla mund të autorizohet nga kryesuesi i seancës.

GJKKO rikujton gjithashtu se Rregullorja e Brendshme ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2026 dhe përcakton rregulla që zbatohen njësoj për të gjithë subjektet që marrin pjesë në proceset gjyqësore.

Përmes kësaj përgjigjeje, GJKKO mban në fuqi qëndrimin se ndalimi i telefonave në sallat e gjykimit është një rregull i përgjithshëm i rendit dhe sigurisë dhe nuk synon të kufizojë rolin apo të drejtat procedurale të avokatëve.

Next Post
Shkrimtarja britaniko-amerikane Bonnie Greer vdes në moshën 77-vjeçare

Shkrimtarja britaniko-amerikane Bonnie Greer vdes në moshën 77-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In