• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

by A R
17/09/2026 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i diplomacisë evropiane, Antonio Tajani u kërkoi shteteve të tjera anëtare që të përshpejtojnë anetarësimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE.

“Mali i Zi është padyshim vendi që është gati për t’u anëtarësuar në BE se bashku me Shqipërinë. Kjo nuk do të thotë se të tjerët duhen përjashtuar, por, sipas mendimit tim, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë bërë disa hapa më shumë përpara. Kemi një lidhje të fortë historike me Malin e Zi, ashtu siç kemi edhe me Shqipërinë, prandaj besoj se për Italinë duhet të mbetet prioritet arritja e një anëtarësimi të shpejtë të këtyre shteteve, duke koordinuar afatet kohore. Dikush përmendi vitin 2030, por unë besoj se edhe viti 2028 është një afat mjaft i largët. Kështu që do të bëjmë gjithçka për t’i mbështetur vendet kandidate me ndihmën dhe përvojën, si dhe me praninë tonë në Bruksel, në mënyrë që këto vende të mund të jenë sa më shpejt pjesë e Bashkimit tonë Evropian”, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Tajani konsideron gabim të rëndë vendosjen e Ukrainës në radhë përpara shteteve ballkanike në rrugën e anëtarësimeve të reja në familjen evropiane.

“Besoj se më vonë do të duhet të përqendrohemi te Ukraina, por nuk duhet të bëjmë gabimin që, ndërsa mbrojmë lirinë e Ukrainës dhe pavarësinë e saj, ta lëmë pas dore çështjen e Ballkanit deri në anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ky do të ishte një gabim i rëndë. Ndërkohë, që punojmë për rrugën e anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë, duhet që të përshpejtojmë hapat për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të anëtarësohet në BE para Ukrainës. Do të ishte keq të humbisnim një realitet që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne, për shumë arsye, përfshirë ato historike”, tha Tajani.

Kjo deklaratë e kryediplomatit italian vjen pasi presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen paralajmëroi dhënien zyrtarisht të afateve kohore se kur Mali i Zi dhe Shqipëria do të anëtarësohen me të drejta të plota në BE.
Next Post
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

September 17, 2026
“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

September 17, 2026
“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE! S’mundet pacienti zero i korrupsionit, t’i hedhë baltë Shqipërisë

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

September 17, 2026
Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

September 17, 2026
Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 17, 2026
Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

September 17, 2026
“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

September 17, 2026
Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com