• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e studentes, tre ditë më pas!

by Alfred Peza
24/01/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Historia tragjike e Ariela Muratit, studentes së juridikut të vrarë me armë zjarri të dielën, nga Aldison Belulaj, edhe ai gjithashtu student në Universitetin e Mjekësisë, ka ngjallur emocione dhe për rrjedhojë edhe reagime të shumta. Ishte një ngjarje shumë e fortë, e egër dhe brutale për tu përtypur, qoftë edhe nga stomaku i fortë i shoqërisë shqiptare, që ka parë e përjetuar shumë ngjarje të rënda, në mbi çerekshekullin e fundit. Jo vetëm për faktin e thjeshtë se kishim të bënim me dy të rinj, bashkëfshatarë, bashkëgjimnazistë dhe bashkudhëtarë të një brezi universitarësh, të së njëjtës gjeneratë.

Ajo që e bëri më të rëndë të gjithën këtë, ishte fakti se ky krim makabër, ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, i kryer në mes të ditës, në mes të Tiranës dhe që përfshiu dy njerëz, familjet e të cilëve prej dekadash, në mos shekujsh, jetonin deri dje të patrazuar, në të njëjtën hapësirë urbane. Ndaj folën për këtë ministra, artistë, personazhe të njohur e të panjohur, publikë e mediatikë, djem dhe vajza që kishin një mesazh për të dhënë dhe një emocion për të përcjellë. Duke ngritur një “furtunë” virtuale debati, më së shumti në rrjetet sociale, e të përcjella një pjesë e tyre, edhe në mediat online e ato tradicionale.

Përtej analizave të bëra nën efektin e pashmangshëm të emocioneve të çastit, ka një shpjegim shumë më të thellë dhe serioz, në të gjitha shkaqet që duket se të çojnë tek rrënjët e së keqes, që e bën rastin e dy studentëve, diçka jo të veçuar. Duke i dhënë madje, trajtën e një fenomeni i cili është shndërruar në një nga plagët më delikate të shoqërisë shqiptare sot. Një plagë nga ato që duken si të vogla e të parëndësishme në dukje, por që mund t’i injektojnë trupit të shoqërisë, metastazat e pakontrolluara dot nesër, të saj.

Është plaga e dhunës ndaj femrës, fenomeni që ka marrë dhjetëra e qindra jetë, pas 1990 e deri më sot në Shqipëri. Vetëm vitin e kaluar, me statistika zyrtare të Policisë, u shënuan tetë viktima të tjera, si pasojë e dhunës e mentalitetit patriarkal e thellësisht maskilist ndaj tyre. E kam quajtur një luftë kulturash, qytetërimesh dhe civilizimesh brenda nesh, të gjithën këtë që po ndodh, pasi megjithëse jetojmë në një shtet të hapur dhe me liri të plotë lëvizjeje të njerëzve, mallrave dhe ideve, vijojmë të jemi ende një shoqëri e mbyllur.

Një pjesë jona ka mbetur ende peng, pa e kuptuar as ata ndoshta vetë, nën pushtetin e mentaliteteve të vjetra të së shkuarës. Pavarësisht moshës, vendbanimit, diplomave, nivelit arsimor real, nivelit social ekonomik dhe statusit në shoqëri. Duke mbetur i mbërthyer në çarkun e kulturës së të qenit nën pushtetin e mentalitetit të klanit, fisit, lagjes dhe asaj pjese të shoqërisë që i mban të mbytura e të ndrydhura në të kaluarën, jetët e tyre.

Ata, me sa duket, nuk ia kanë dalë për njëmijë e një arsye, që të çlirohen nga mentaliteti neo otoman, nga rudimentet e Kanunit dhe mentalitetit komunist, pasojë e një jete të mbyllur e të izoluar ndër breza, pa mundur të shijojnë mrekullinë e lirisë. E lirisë mentale, kulturore, shoqërore dhe çfarëdolloj tjetër lirie, që të bën të jetosh jetën tënde, pa cenuar në asnjë rast e rrethanë, lirinë e tjetrit.

Ndaj, besoj se është momenti të përfshihemi në një debat kombëtar, në lidhje me këtë çështje, si një mundësi për t’iu nënshtruar një analize të thellë, një katarsisi dhe një vetë qartësimi e ndërgjegjësimi kolektiv. Janë momente që i kanë kaluar shumë shoqëri të tjera përpara nesh, përgjatë historisë dhe sfidave të tyre të ri orientimeve qytetëruese, emancipuese drejt identiteteve të reja. Në një debat të tillë kaq të madh, edhe shoqëria shqiptare është përfshirë dikur në vitet ’30 në kulmin e reformave të thella civilizuese, që Mbreti Zog ndërmori me ndihmën edhe të elitës intelektuale, kulturore, arsimore dhe klasës së iluminuar të borgjezisë së re që po krijohej.

Përtej shumë shkaqeve dhe arsyeve të natyrës kulturore, si këto dhe të tjera që janë të pamundura të shterohen në rreshtat e një shkrimi si ky, besoj se janë të paktën tri kolona të cilat duket se kanë rënë në shoqërinë tonë, pa ringritjen e të cilave, do të jetë shumë e vështirë të ndalet kjo “luftë kulturash”, që sjell këtë listë të pafund viktimash të pafajshme.

Së pari, ka rënë modeli mbi të cilën operojnë të gjitha shoqëritë e hapura, si kjo që po mundohemi të formësojmë përgjatë tri dekadave post komunizëm. Modelet e suksesit që promovohen si referencë për të tjerët, kur ato ia dalin të triumfojnë përmes punës, talentit, produktit që prodhojnë, duke u bërë në këtë mënyrë pika referimi dhe shembuj për grupe dhe breza të tërë të shoqërisë, përmes të cilëve frymëzohen për t’ia dalë një ditë edhe ata, e për t’u ngjitur në majën që ëndërrojnë.

Së dyti, duhet rindërtuar ndoshta nga e para, sistemi. Sistemi i referimit të vlerave të një shoqërie të ekonomisë së tregut, që bazohet tek kërkesë-oferta e që rregullohet nga “dora e padukshme e Adam Smithit”, gërshetuar kjo edhe me politikat sociale të qeverive që mbrojnë të pafuqishmit, të pamundurit dhe të sëmurët. Për t’i dhënë në këto kushte, mundësinë të gjithëve, të jetojnë me dinjitet. E mbi të gjitha, ambiciozëve dhe atyre që kërkojnë të arrijnë sukses, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e ligjshme të sistemit, për t’ia dalë të ngjiten në majë, e të shijojnë frytet e një gare ku jo të gjithë mund t’ia dalin, por ku të gjithë janë të barabartë të marrin pjesë, të garojnë, e nëse nuk ia dalin, t’u garantohet të jetojnë me standardin e dinjitetit njerëzor të merituar.

Së fundi, duhet një strategji mbarëkombëtare, për të mbajtur në këmbë dhe për ta bërë të shkojnë edhe më përpara, në kushtet e reja që kalojmë sot si shoqëri, vlerat tona të trashëgueshme identitare. Vlera që i kanë rrënjët tek arti, kultura, trashëgimia, besimi, monumentet, gjuha, libri, shkolla, intelektualët, institucionet e shpirtit dhe mendjes, që kanë qenë, janë dhe do të mbeten koshienca dhe AND-ja e një populli dhe e një kombi. Është një arritje e jashtëzakonshme që, më në fund, shqiptarët ndjejnë se mund të bëhemi së shpejti anëtar me të drejta të barabarta të familjes europiane, së cilës i përkasim jo vetëm gjeografikisht. Por, atje do të hyjmë, do të qëndrojmë e do të bashkëjetojmë, me të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes së madhe, me identitetin tonë si shqiptarë.

Këto dhe ndoshta hapa të tjerë, mund ta ndihmojnë shoqërinë shqiptare që, përveçse të rigjejë orientimin dhe drejtpeshimin, por edhe të reflektojë thellë. Bashkë me mjetet e tjera ligjore, institucionale dhe sistemit të së drejtës, besoj se do të jetë e mundur që, në mos të realizojmë eliminimin e shpejtë, të shkojmë drejt parandalimit të rasteve, si vrasja e fundit e studentes në Tiranë, ose drejt minimizimit të tyre. Ndryshe ky rast do harrohet si gjithë të tjerët deri më sot dhe ne do të rikujtohemi të shfryjmë sërish në rrjetet sociale dhe me njëri-tjetrin nëpër tryeza, deri në vrasjen e radhës.

Next Post
Përballje ‘titanësh’ në Ligën e Kombeve; Gjermani-Francë, Spanjë-Angli

Përballje 'titanësh' në Ligën e Kombeve; Gjermani-Francë, Spanjë-Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

December 26, 2025
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

December 26, 2025
VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

December 26, 2025
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

December 26, 2025
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

December 26, 2025
“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com