• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

by E S
17/02/2026 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-zëvendës shefi i shtabit të UÇK-së, kolonel Dilaver Goxhaj rrëfeu në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës, duke e cilësuar atë si bashkëveprimin më të mirë në 50-vjetorin e Aleancës, deklaratë që sipas tij është konfirmuar edhe nga NATO. Komandanti i NATO-s, Wesley Clark u shpreh me mirënjohje për këtë bashkëpunim, duke e quajtur një nga operacionet më të suksesshme në historinë e aleancës. Kolonel Goxhaj theksoi se koordinimi me aviacionin e NATO-s u realizua përmes dërgimit të informacionit taktik, duke mundësuar sulme efektive mbi forcat serbe.

“Neve na erdhi në ndihmë se aviacioni i NATO-s pavarësisht se nuk ulej në 6000 m, por ne i jepnim koordinatat që unë i merrja nga baza, sunë do të merrja në telefon komandën e divizionit. Komanda e divizionit do të merrte brigadën. Brigada e batalonit, ku janë forcat serbe, ku janë tanket, ku është artileria, ku sulmojnë, ku kalojnë në mbrojtje, ku janë tërhequr? Dhe unë të gjitha këto ja jepja në Faks NATO-s dhe ngrihej aviacioni dhe sulmonte. Na njoftonin që tani pas pesë minutash do të fillojë do të ngrihet aviacioni anglez, tani e ka radhën aviacionit turk, tani e ka radhe aviacion italian. Dhe neve duke ditur dhe të dhënat taktiko-teknike të avionëve që përdornin ata, ja jepnim sipas mundësisë që piloti me atë avion ta kryente detyrën. Dhe ai bashkëveprim na ndihmoi shumë saqë arriti dhe Ëesley Clark kur në datën 10 qershor që u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës na dërgoi fletë mirënjohje në faks. Dhe ka bërë një falënderim që unë e vlerësoj kështu siç do ta them. Teksti është; bashkëveprimi më i mirë në historinë 50 vjeçare të NATO-s, që do të thotë që ne ishim në nivelin e gjithë ushtrive të NATO-s”, tha kolonel Goxhaj.

Duke sjellë në vëmendje luftën e Kosovës, ai tha se kur Serbia nisi ofensivën e përgjithshme me 148,000 forca kundër 24,000 luftëtarëve të UÇK-së, forcat shqiptare u organizuan në luftë partizane, duke shpërndarë trupat serbe dhe duke rritur radhët e tyre deri në 50,000 brenda një muaji.

“Në 20 mars Serbia filloi mësymjen kundër kaloi në mësymje të përgjithshme me 148.000 forca kundër nesh, që atëherë ishim 24.000 forca. Dhe ne vendosëm që të kalojmë në nuk mund të përballohemi me luftë frontale se ai me tanke dhe ne me automatikë dhe kaluam në luftë partizanë dhe me luftë partizane ne detyruam serbin të shpërndante forcat, se çdo fshat, kodër, çdo rrugë dhe detyruam të shpërndante forcat duke shpërndarë forcat nuk ishte në gjendje të sulmonte dhe ne duke i shpërndarë forcat tani bëhej luftë në çdo fshat filluam të shtoheshim mbërritëm deri në 50.000 forca se serbi vinte të digjte shtëpinë ti. Ti deri tani s’kishe menduar të luftoje, po tani të dogji shtëpinë, do merrje hak. Dhe kështu mbushën radhët e UÇK-së. U dyfishua UÇK-ja shumë brenda një muaji u dyfishuam”, deklaroi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, oficerët e UÇK-së ishin të trajnuar dhe të përgatitur, shumica me përvojë nga luftërat në Bosnjë dhe Kroaci. Ndërsa Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së mbikëqyrte të gjitha operacionet, duke koordinuar forcat dhe dhënien e urdhrave për sulmet, ndërkohë që krahu politik nuk kishte kompetenca ushtarake.

“Ata që më pas u bënë edhe liderë, këta janë politikanë. Këta ishin anëtarë të shtabit të përgjithshëm. Unë kërkova dhe në një televizion kam thënë para një muaj ku janë dokumentet e shtabit të përgjithshëm. Pse s’kërkojnë avokat dokumentet e shtabit të përgjithshëm? Hashim Thaçi vetë i katërt nuk kishin të drejtë t’i jepnin urdhra të sulmohet këtu, të sulmohet atje. Vetëm ne, shtabi i përgjithshëm kishim të drejtë të jepnim urdhra. Këta ishin, ishin shërbime, s’ishin armë. Ishin në shërbim, se shtabi i përgjithshëm përbëhet nga armë dhe shërbime. Armë quhen ato që e kryejnë detyrën me zjarr. Shërbime ato që ju shërbejnë këtyre armëve që hapin zjarr. Domethënë ndërlidhja, logjistika, propavia, veshmadhja, ushqimi janë shërbimi. Kimie, të tjerët janë armë. Të gjithë këta ishin intelektualë. Të gjithë shefat e shërbimeve të armëve pësuan një lloj metamorfoze mbrapa. Ja këto që kemi mësuar dhe ata një pjesë u hodhën në rrugë sepse u çarmatos UÇK-ja”, shtoi ai.

Ish-zëvëndës shefi i shtabit vlerësoi edhe kontributin e Tiranës dhe të bazës akademike të ushtrisë shqiptare, e cila siguroi ekspertizën taktike dhe logjistike.

“Ishte lufta e parë që bënte NATO, ata kishin bërë stërvitje. Po pse ndodhi kjo? Kjo është një zotësi që ata poshtë më jepnin të dhëna të sakta. E dyta që zotësia e Akademisë së Shqipërisë, se unë këtë lëndë e kisha dhënë 10 vjet pedagog në Akademinë e Shqipërisë, Shtabit të përgjithshëm. Unë isha specialist sikur të më kishin kërkuar në qiell e s’më gjenin dot. Me gjetën në tokë. Domethënë rastësi nuk thonë, nuk thonë kot që rasti është mbreti i botës”.

I pyetur për momentin më të vështirë të asaj kohe, koloneli përgjigjet:” Lufta e 24 orëve është e vështirë, por ambientohesh shumë shpejt. Çdo njeri ka frikë, por ambientohesh aq shpejt saqë nuk të bën më përshtypje dhe mbrojtjen e bën në mënyrë instinktive. Kam shumë raste që dhe ne ishim detyruar nganjëherë si shtab që momenti na zinte në front edhe bashkë me ushtarët futeshim në front dhe të them të drejtën të ikën frika, se nuk je vetëm dhe nuk e mendon më vdekjen”.

Next Post
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com