• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

by E S
17/02/2026 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga Kryetari, David McAllister.

Takimi u fokusua në ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian.

Gjatë shkëmbimeve, u theksua nevoja për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali nënvizoi se me eurodeputetët u ndalën në mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian, në çdo fushë e aspekt, sot si vend kandidat dhe së shpejti si vend anëtar.

“I falënderova për mbështetjen e procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si një investim i vyer për paqen, sigurinë dhe begatinë e kontinentit tonë”, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga Kryetari, David McAllister.

Patëm një bisedë të njëmendtë mbi:

* Ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian;

* Nevojën për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara.

* Rëndësinë e linjëzimit të plotë të politikës sonë të jashtme me atë të përbashkët të BE-së, si investim madhor në forcimin e bashkëpunimit;

* Mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian, në çdo fushë e aspekt — sot si vend kandidat dhe së shpejti si vend anëtar — në të mirën dhe të ardhmen e përbashkët, për t’u bërë ballë sfidave dhe paparashikueshmërisë globale në rritje.

I falënderova për mbështetjen e procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si një investim i vyer për paqen, sigurinë dhe begatinë e kontinentit tonë.

Next Post
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi 'viktimizohet' në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In