• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

by E S
17/02/2026 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, në një intervistë për moderatorin Besard Jaçaj sot në 17 shkurt, foli për gjyqin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së, që po afron drejt fundit.

Ai tha se ky do të jetë procesi gjyqësor më i turpshëm i shekullit XXI. Sipas tij, edhe dëshmitarët janë joshur me para korrupsioni dhe iu janë ofruar favore, të tilla si azili. Nasim Haradinaj vlerësoi se ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm.

“Çlirimtarët janë të pafajshëm. Dëshmitarët janë shtyrë të flasin. Pretenca tejkalon dhe dënimet e gjykatës serbe. Në Hagë janë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë shkelur të drejtat e të burgosurve. Atje janë bërë shkelje dhe ndaj shtetit të Kosovës, duke mos i lejuar qasje as Avokatit të Popullit. Gjykata e Hagës ka shkelur të drejtat juridike dhe penale. Unë pres fjalime dinjitoze nga ish-krerët e UÇK-së nesër në gjyq. Këta djem, dikur mbrojtën lirinë tonë e tani duhet të mbrojnë Pavarësinë. Unë besoj se ata janë të pafajshëm. Faktori politik dhe ai shoqëror në Tiranë dhe në Prishtinë janë bërë bashkë në këtë kauzë, që është një kauzë kombëtare. Nëse na dënojnë bazamentin e lirisë, ata mund të destabilizojnë edhe rajonin, sepse shqiptarët jetojnë në pesë shtete të Ballkanit. Unë besoj se gjyqtarët në Hagë duhet të reflektojnë. Aty ka dëshmitarë që janë joshur me azil jashtë vendit, duke iu premtuar se kurrë nuk do të zbulohen, e prandaj mendoj se kjo gjykatë është non sens. Kjo drejtësi do të jetë turp për drejtësinë në shekullin XXI dhe do jetë shembull sesi nuk duhet të jetë drejtësia. Numri i dëshmitarëve është i madh, sepse Prokuroria e ka pasur të vështirë që të gjejë prova”, u shpreh Nasim Haradinaj.

Prej ditësh në Hagë po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-komandantëve të UÇK-së. Nesër më datë 18 shkurt, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë dhe fjalën përfundimtare.

Next Post
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për "pezullimet", reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Blushi thirrje mazhorancës: Tërhiqni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve!

November 11, 2026
Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

November 11, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In