• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

by Alban Daci
17/02/2026 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci

Kosova në veçanti është trajtuar si çështje, problem e dhimbje e krejt shqiptarisë! Në raport me Kosovën asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë të ndarë as në qëndrim dhe as në veprime!

Kosova është e pavarur, falë kontributit të të gjithë shqiptarisë, që nuk kanë kursyer as sakrificat dhe as flijimin kur kauza e ka kërkuar.

Shqiptarët e Kosovës, praktikisht kanë qenë vazhdimisht në luftë ndaj Serbisë, e cila në çdo kohë është sjellë padrejtësisht me t’a, por kulmi i qëndresës është padyshim lufta dhe qëndresa heroike. Disa e kanë konsideruar gjeneratën e Uçk si më të artën pas asaj të Skënderbeut. Unë, s’jam plotësisht dakord me këtë, sepse Kombi shqiptar ka pasur vazhdimisht burra që permesso penës e qëndresës kanë shkruar faqe të arta në historinë tonë kombëtare

Shqipëria, si shteti amë ka një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës. Në kohën e Luftës qindra djem dhe vajza nga Shqipëria, lanë familjet e tyre dhe disa edhe Perëndimin për të shkuar e rënë heroikisht në Kosovë. Nëse do të kërkohej në atë sa shqiptarë do të shkonin në luftë për të mbrojtur Kosovën të gjithë do të thoshin një zëri “Po, jemi gati”!

Për Kosovën, shqiptarët kudo ku janë, kanë që gati. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare është një nga faqet më të ndritura të historisë tonë kombëtare. Ata kanë bërë qëndresë heroike përballë një makinerie ushtarake për të mbrojtur oborrin e shtëpisë, familjen, gjakun e të parëve dhe identitetin e tyre shqiptarë.

Rruga e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetën me plotë sfida si për forcimin e shtetit ashtu edhe për pjesëmarrjen e saj në organizata ndërkombëtare. Megjithatë, kam besimin e plotë se Pavarësia e Kosovës është një proces pa kthim.

Në Kosovë nuk ka komb “kosovar”, por ka “Komb Shqiptar”, autokton që përbën shumicën dhe minorancë të tjera që janë produkt i historisë së saj në përpjekje të vazhdueshme për të qenë e pavarur. Kush shpik “Komb Kosovar” nuk e ndihmon Kosovën, por e fut në skutat të paqarta në të ardhmen.

Kushdo që mendon se Kosova është tashmë e pavarur dhe nuk ka nevojë më për Shqipërinë apo për faktorin shqiptar kudo ku ndodhet, përsëri nuk i shërben forcimit të saj!

Kosova është edhe produkt pa dyshim i SHBA-ve dhe aleatëve. Prandaj, rruga e Kosovës duhet të jetë NATO dhe anëtarësim në BE! Kush nuk e mendon kështu nuk i shërben pavarësisë së Kosovës!

Kosova feston me krenari pavarësinë e saj të 18-të dhe e pret një ardhmen me plot sfida, por padyshim dinjitoze ashtu si vetë historia jonë kombëtare që nuk ka qenë aspak e lehtë, por e mbushur me plotë sakrifica.

Next Post
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In