• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

by E S
17/02/2026 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një demokrat, i pranishëm në foltoren e Berishës, i tha kryedemokratit se protesta e fundit më 10 shkurt, ishte rrëmujë dhe kaos. Ai nuk ishte dakord me organizimin e protestës, ku disa protestues mbetën te Kryeministria, e të tjerë te godina e Parlamentit, ku dhe pati arrestime.

Teksa kërkon largimin e qeverisë së Edi Ramës përmes protestave, ku të fundit e ka thirrur më 20 shkurt, kreu i PD, Sali Berisha u përball me kritika në Krujë për mënyrën sesi i organizon ato.

Një demokrat, i pranishëm në foltoren e Berishës, i tha kryedemokratit se protesta e fundit më 10 shkurt, ishte rrëmujë dhe kaos.

Ai nuk ishte dakord me organizimin e protestës, ku disa protestues mbetën te Kryeministria, e të tjerë te godina e Parlamentit, ku dhe pati arrestime.

“Një pakënaqësi që kam, është me organizimin e protestave. E kam thënë fatmirësisht, ndryshe prej njerëzve që janë në sallë. Mirëpo, jo gjithmonë reflektohen mendimet. Pse kam kritikë? Mendoj që fjala përballë Edi Ramës ka pësuar një inflacion të jashtëzakonshëm. Fjalët pësojnë shumë shpejt inflacion, fjala me këtë regjim, thyerjen e vet të madhe e ka psur në 2017. Nga 2017 e sot, jemi përtej inflacionit të fjalës. Ju thatë rezistencë paqësore, shumë mirë, është një formë.

Ka një rrëmujë. Isha në protestë herën e fundit, ka kaos, disa këtej e disa andej. Nëse shkojmë te parlamenti për t’i futur njerëzit tanë në një hink që ata të arrestohen, unë nuk jam dakord. Nëse duhet të bëjmë rezistencë përballë këtij regjimi, duhet t’i rrimë përballë këtij regjimi. Duhet ta gjejmë formën të nxjerrim intelektualët tanë, njerëzit tanë. Unë mendoj që të reduktojmë skenat dhe potencialin ekonomik që investojmë në ato skena, ta kemi në potencial ekonomik për të zgjeruar debatin, dialogun dhe mjetet për të qenë ne më energjikë përballë tyre”, theksoi ai.

Demokrati shprehu shqetësim edhe për idenë e hedhur nga demokratë, që të bashkohen dega e Krujës dhe Fushë Krujës.

“Flitet për një bashkim të degëve, Krujë dhe Fushë Krujë. Unë e kam ngritur këtë shqetësim, nuk e kam në bazë të vogël, e ka një shtritje nga mbrapa. Unë mendoj se ne si demokratë duhet t’u japim besim njerëzve tonë. Duhet ta ndajmë përgjegjësinë. Ne kemi problemet tona, sa i takon burimeve njerëzore, nuk shoh energji për të bërë ndryshime të mëdha në parti. Për çdo palë zgjedhje, këtu ka një mit. Miti, më do Berisha, e kam mbyll me Berishën. Mendoj që kjo shpifësirë morale, duhet të marrë fund”, i tha demokrati Berishës.

Next Post
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

September 27, 2026
Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

September 27, 2026
Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com