• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Florian Lamçes/ Gjykata dënon me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

by Java News
16/03/2022 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, i akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes në qytetin e Elbasanit. Po me kaq vite burg u dënua edhe miku i tij,  Adriano Hajdari. Ndërkohë prokuroria për të dy kishte kërkuar dënimin me nga 20 vite burg.

Për dy bashkëpunëtorët e tjerë, Amadeus Lamcja dhe Mehmet Muça, që akuzohen për moskallëzim krimi gjykata i ka dënuar me nga 5 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orën 4 të mëngjesit, kur Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në Elbasan duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile.

Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta me karrige në kokë. Veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë.

Po kush është Sokol Sanxhaktari, ‘i paprekshmi’ i Elbasanit? 

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini ka mbi supe një histori të gjatë kriminale.

Ai dyshohet se është i përfshirë në grupin e bandës së Suel Çelës, një emër edhe ky jo pak i njohur për profilin e tij kriminal. Suel Çela akuzohet si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Sokol Sanxhaktari është vënë disa herë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, por që gjithmonë ‘ia ka hedhur paq’, duke fituar lirinë shumë shpejt, qoftë edhe pas dënimeve që i janë dhënë nga gjyqtarët.

Sanxhaktari njihet si ‘i paprekshëm’ në profilin e tij kriminal, duke pasur parasysh faktin se në shumë raste ishin viktimat të tërhiqeshin nga akuzat, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit.

g.kosovari

Next Post
Mbi 300 ukrainas në Shqipëri, ja ku do strehohen. Dëshmia: Udhëtova 21 ditë me fëmijët e mi derisa mbërrita!

Mbi 300 ukrainas në Shqipëri, ja ku do strehohen. Dëshmia: Udhëtova 21 ditë me fëmijët e mi derisa mbërrita!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

“Jam kërcënuar”, Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com