• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

by A R
19/05/2026 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se reforma në drejtësi ka hyrë tashmë në fazën e rezultateve konkrete për qytetarët, ndërsa Shqipëria shënon 10-vjetorin e nisjes së saj. Në fjalën e tij, ai theksoi se fokusi i institucioneve është forcimi i garancive proceduriale, rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe përmirësimi i aksesit të qytetarëve në drejtësi.

Sipas Gogut, këto prioritete lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian të vendit dhe me përmbushjen e standardeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Qytetarët nuk mund të kenë besim tek sistemi nëse nuk e aksesojnë atë apo nëse sistemi nuk u përgjigjet në kohë”, u shpreh ministri.

Ai bëri të ditur se gjatë 18 muajve të fundit janë angazhuar rreth 70 institucione dhe 190 ekspertë për procesin e integrimit, ndërsa janë dërguar mbi 8 mijë faqe dokumentacion në Komisionin Europian në kuadër të raportit të vlerësimit për IBAR.

“Në këtë kuptim, ju informoj në lidhje me procesin e integrimit, të një pune të palodhur të një ekipi me një volum pune të paimagjinueshme në 18 muajt e fundit, 70 institucione që janë koordinuar; 190 ekspertë; 90 orë raportin në KE; janë dërguar mbi 8 mijë faqe dokumentacion.

Raporti i vlerësimit të piketave të ndërmjetme (IBAR)  ishte proces teknik dhe tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve të përhershme. Procesi lëviz, ecën dhe ka mbështetje faktike dhe institucionale të çdo mase nga ana e shtetit shqiptar”, deklaroi Gogu.

Ministri tha se raporti tashmë ka kaluar nga grupet teknike tek ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe po merr mbështetje institucionale.

Duke folur për sistemin gjyqësor dhe çështjet e prapambetura, Gogu theksoi se besimi i qytetarëve tek drejtësia është dyfishuar, nga 26% në 53%, ndërsa perceptimi pozitiv për reformën është rritur nga 34% në 56%. Sipas tij, perceptimi negativ ka rënë nga 38% në 17%.

Megjithatë, ministri pranoi se sfida kryesore mbetet numri i madh i çështjeve të mbartura dhe kostot financiare për qytetarët.

Sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, aktualisht janë mbi 137 mijë çështje të mbartura, por ministri tha se trendi ka nisur të bjerë. Ai solli si shembull Gjykata e Lartë, e cila sipas tij ka ulur backlogun me 60% në pesë vitet e fundit dhe me 24% vetëm gjatë vitit të fundit.

“72% e qytetarëve shqiptarë e shohin sistemin të vështirë për ta përballuar financiarisht. Po shohin shenjat e para pozoitive të kthimit të prirjeve në sistem, të çështjeve të mbartura.

Në 137 mijë e 101 çështje që ministria e drejtësisë ka si statistikë, tredi po fillon të zbresë. Është i papërfillshëm se është 2% por kemi një model suksesi që është Gjykata e Lartë e cila ka bërë një zbritje mbresëlënësëe në 5 vite te 60%, vetëm në vitin e fundit 24%”, deklaroi ai.

Gogu shtoi se po rriten kapacitetet njerëzore në gjykata, numri i këshilltarëve ligjorë dhe hapësirat infrastrukturore, ndërsa pritet që Gjykata e Apelit Tiranë të avancojë me projektin për godinën e re.

Next Post
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

LETRA E PLOTË / Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, s'ka më demokraci!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com