Virologu i njohur italian: Mjaft me histeri, Covid-19 nuk është murtajë!

Profesori Italian Flet Per Mediat Faxweb 656x405

Virologu italian Giorgio Palù është shprehur kundër një mbylljeje të dytë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, ndërsa theksoi se ky virus nuk është murtajë. Në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ mjeku i njohur pohoi se tamponi masiv tek qytetarët si dhe bllokimi, nuk janë zgjidhje për kalimin e kësaj situate. Mes të tjerash mjeku e ka quajtur gjithë këtë sjellje histeri.

“Ka shumë alarm. Nuk ka dyshim se po përballemi me një valë të dytë të pandemisë, por qarkullimi i virusit nuk është ndalur kurrë, edhe nëse në korrik rastet dukej se ishin zhdukur, falë verës, ajrit të hapur, rrezeve ultraviolet që vrasin virusin. Pastaj ishte kthimi nga pushimet, rihapja e shumë aktiviteteve dhe mbi të gjitha kthimi në shkollë. Nga këto, 95 përqind nuk kanë simptoma dhe për këtë arsye nuk mund të përkufizohen si të sëmurë, pika e parë. Pika e dytë: është e sigurt që këta njerëz janë ‘infektuar’, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt se ata janë ‘ngjitës’, domethënë se mund të transmetojnë virusin te të tjerët. Ata mund ta bënin atë nëse kishin një ngarkesë të lartë virale, por për momentin me testet që kemi në dispozicion, nuk është e mundur të përcaktojmë nëse e shpërndajnë virusin. Për shkak se ata mund të kenë një ngarkesë të ulët virale, sepse mund të jenë bartës të një lloji më pak virulent të virusit ose sepse ata kanë vetëm fragmente gjenetike të virusit, të zbulueshme nga testi, por të paaftë të infektojnë njerëzit e tjerë. Ne duhet të ndërmarrim veprime nëse identifikohen “grupe të infektuarish”, që do të thotë kur ka disa raste pozitive në mjedise pune, në shkollë apo në familje, vetëm në këtë rast duhet të ketë tampone për të gjithë personat e kontaktit”, thotë mjeku italian.

Virologu sqaron më tej se e vetmja shifër e rëndësishme është ajo e personave që gjenden nën kujdesin intesiv.

“Ajo që ka vërtet rëndësi është të dimë se sa njerëz mbërrijnë në kujdesin intensiv: është ky numër që jep dimensionin real të gravitetit të situatës. Në çdo rast, ky virus ka një vdekshmëri relativisht të ulët, mund të vrasë, por nuk është murtajë. Unë jam kundër si qytetar sepse do të ishte vetëvrasje për ekonominë tonë; si shkencëtar sepse do të penalizonte edukimin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja jonë, dhe si mjek sepse do të nënkuptojë se njerëzit e sëmurë, që vuajnë nga sëmundje të tjera, veçanërisht nga tumoret, nuk do të kishin mundësi trajtimi. E gjithë kjo përballë një sëmundjeje, Covid-19, e cila në fund ka një vdekshmëri të ulët. Kjo nuk është aq vdekjeprurëse. Ne duhet t’i japim fund kësaj histerie”, tha mjeku.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.