• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E rrezikshme dhe antikombëtare”- Avokati: Padia e magjistratëve në SPAK krijon destabilitet! Gjyqësori po bëhet palë me opozitën, plane për…

by A. Q
10/09/2026 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri mendon se padia e magjistratëve për ministrin e Financave, lidhur me ngërçin për pagat e tyre, është aventureske dhe e rrezikshme.

Në një intervistë për “Tirana Live” në “ABC News”, Beqiri u shpreh sot (10 shtator) se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të jetë Kuvendi që do të përcaktojë pagat e gjyqtarëve.

Sipas Beqirit, kjo situatë po krijohet për destabilitet, teksa shtoi se pushteti gjyqësor po bëhet palë me opozitën.

“Është ngërç institucional, që tregon se institucionet në vend nuk funksionojnë, nuk i koordinojnë punët, nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me indeksimin e pagave dhe prokurorëve. Derisa nuk kuptohesh me qeverinë që ka buxhetin e shtetit, dhe ju keni mospajtime, e çoni çështjen në Gjykatën e Lartë, është çështja juaj. Si zgjidhet kjo çështje? Ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese kthehet në titull ekzekutiv, apo qeveria nuk e zbaton dot, sepse buxheti i shtetit bëhet me ligj të posaçëm. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do shkojë në Kuvendin e Shqipërisë. Pushteti gjyqësor nuk duhet të bëjë veprime aventureske. Kjo nuk është logjikë juridike, është logjikë antishtet. Është e rrezikshme kur e bën pushteti gjyqësor. Këta, derisa doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do presin ligjin, nuk do fusin njerëzit në konflikt. Kryeministri në rastin konkret, është konsultuar me juristë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do shkojë patjetër në parlament, parlamenti do vendosë me ligj të posaçëm”, tha avokati.

Më tej ai vuri në dukje rrezikshmërinë se Drejtësia po bëhet palë me opozitën

“Kjo është për të krijuar një lloj tollovie. Pushteti gjyqësor po bëhet palë me opozitën, me protestën. Kjo është e rrezikshme, antikombëtare dhe antishqiptare. Kur bëhet një padi, duhet të shkojë në gjykatë, hidhet shorti dhe e merr gjyqtari. Ne, në 17 shtator do vendoset me ligj. Pse duhet kjo padi, kur do zgjidhet çështja në 17 shtator? Vetëm për destabilitet. Ata që bënë padi, janë celula të opozitës së mbrapshtë. Janë plane që i interesojnë Greqisë dhe Serbisë. Zgjidhja e vetme është ligji që do nxjerrë parlamenti. Kjo që po bëhet është kundër interesave të Shqipërisë, theksoi ai.

Next Post
Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

Comments 2

  1. Anna Anna says:
    1 month ago

    Vetëm Ti Idajet Beqiri mos fol!Ti je nga njerëzit më të rrezikshëm që ka Shqipëria

    Reply
  2. Esse esse eqqe eqqe… says:
    1 month ago

    Parç e prapç, ANNA ANNA, njelloi………..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com