• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon beteja me zjarret, rrezik edhe në disa zona të banuara

by A R
27/07/2017 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 16 automjete, 76 forca vullnetare, 20 forca të Ushtrisë, si dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU BERAT
Në fshatin Kuç, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha të larta. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkua një sipërfaqe prej 4 ha pyll pishash të larta.
QARKU FIER
Në fshatin Jagodinë, bashkia Roskovec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe masive me bar dhe jonxhë në pronësi të një shtetasi. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete  dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj i gjithë masivi i barit dhe jonxhës.
QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Pacomit, bashkia Përmet, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe vreshtari. Zjarrfikësit të shoqëruar dhe nga vullnetarë, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.
Në fshatin Mashkullorë, bashkia Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe u rrezikua një stan bagëtish. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.2 ha me shkurre.
Në fshatin Kodrisht, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit,  bashkë me vullnetarët, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.3 ha me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Hundkuq, bashkia Gjirokastër, ra zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe rrezikohej zona e banuar. Në vendngjarje shkuan personeli zjarrfikës, forca të ushtrisë dhe një helikopter, të cilët pas një pune të pandërprerë arritën të shuajnë vatrat e zjarrit. Nga zjarri i rënë u dogjën 18 ha kullotë por u shpëtua zona e banuar.
QARKU VLORË
Në fshatin Treblovë, bashkia Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe ullinj. Në vendngjarje shkuan punonjësit e zjarrfikëses të mbështetur nga vullnetarë dhe një helikopter, të cilat kanë fikur zjarrin plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me 50 ha me shkurre dhe kullotë dhe rreth 100 rrënjë ullinj.
QARKU TIRANË
Në Golem, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë fikur flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.1 ha shkurre dhe ferra dhe disa metra kabëll elektrik të OSHEE.
Në fshatin Fortuzaj, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre, ferra dhe 20 rrënjë ullinj.
Në fshatin Zhabjak, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete, të mbështetur edhe nga vullnetarë, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 60 ha me shkurre dhe ferra./a.m.
Next Post
Kapet me 23 kg heroinë dhe laborator droge në shtëpi, pranga shqiptarit

Kapen me 11.5 kg heroinë, prangosen 2 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com