Barack dhe Michelle Obama janë më të dashuruar se kurrë duke hedhur poshtë njëherë e mirë zërat për krizë mes tyre! Ata kanë festuar 34-vjetorin e martesës, duke ndarë në Instagram dedikime të ndjera për njëri-tjetrin.
Ish-presidenti amerikan publikoi një fotografi ku përqafon Michelle-in dhe shkroi: “Gëzuar përvjetorin! Jam ende burri më me fat në botë që jam me ty.”


“Të të dua bëhet gjithnjë e më bukur! Gëzuar përvjetorin. Uroj që të kemi përpara edhe shumë, shumë vite të tjera me gëzim, të qeshura dhe kujtime”, shkroi ajo.
Nga ana tjetër, Michelle kishte thënë se ata “funksionojnë si kundërpeshë për njëri-tjetrin”, duke shtuar se Barack-u i kishte dhënë asaj dhe familjes së tyre një këndvështrim më të gjerë mbi mundësitë që ofron jeta.
Në fund, Barack Obama e përshkroi me humor marrëdhënien e tyre: “Edhe ajo më mban me këmbë në tokë dhe të qëndrueshëm.”











