Edhe pse anëtarët e Familjes Mbretërore kanë staf të shumtë në dispozicion, duket se disa punë të zakonshme të shtëpisë i bëjnë vetë. Këtë e ka zbuluar Kate Middleton gjatë një vizite të fundit në West Sussex, ku tregoi se si ndahen punët e përditshme mes saj dhe Princit William.
Kate ka treguar se ajo dhe William bashkëpunojnë për të mbajtur shtëpinë në rregull. Princesha e Uellsit ka rrëfyer se i pëlqen të lajë enët, ndërsa William merret me tharjen e tyre.
Në këtë rutinë përfshihen edhe fëmijët e tyre, duke e kthyer punën pas darkës në një aktivitet familjar.
Fakti që Kate merret me punët e shtëpisë mund të duket surprizues, duke pasur parasysh stafin që kujdeset për rezidencat mbretërore. Megjithatë, kjo nuk është diçka e pazakontë në familjen Windsor.
Sipas raportimeve, edhe Mbretëresha Elizabeth II e kishte zakon të ndihmonte me punët e shtëpisë gjatë qëndrimeve në Balmoral, madje thuhet se i pëlqente të lante enët së bashku me stafin.
Kështu, pavarësisht jetës mbretërore dhe luksit, duket se Kate dhe William ruajnë disa rutina krejt të zakonshme familjare, duke ndarë mes tyre edhe punët pas darkës.











