• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEOLAJM/ Elsa Lila bën Mozartin të “flasë” si Lasgushi

by A R
25/05/2016 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erdhi përpara publikut roman si kurrë ndonjëherë më parë. E ulur në karrige për të mos u veçuar nga Orkestra, me një fund të gjatë deri në fund të këmbëve, me një orkestër klasike dhe pianon në sfond dhe e drejtuar nga i mirënjohuri Enrico Melozzi, Elsa Lila shënjoi një stacion të ri në karrierën e saj muzikore. Ashtu si pak kush ka mundur të shohë një këngëtare shqiptare që i perket botës ndërkombëtare të muzikës.

Në datën 13 maj, në Romë, këngëtarja Elsa Lila ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Lila ka kënduar e shoqëruar nga Orchestra Notturna Clandestina dhe dirigjent Enrico Melozzi në koncertin me titullin “Da Bach ai Balcani” duke afruar disa gjetje befasuese artistike. Një nga to dhe ndër më të duartokiturat ishte koncerti Numër 23 për Piano dhe Orkestër i Mozart. Eksperimenti i dyshes fantastike Melozzi & Lila ishte vërtet i jashtëzakonshëm: ata adoptuan muzikën e Mozartit me poezinë e famshme të Lasgush Poradecit Dremit Liqeri. Bashkëjetesa e shqiptarit të vargjeve në letër me poetin e madh nga Salsburgu të notave në pentagram, u vizatua nga Lila në një mënyrë tërësisht origjinale dhe bëri që publiku të mbante frymën në teatrin Nuovo Cinema Palazzo Piazza dei Sanniti), në Romë.

Në këtë koncert, Elsa Lila, duke dashur t’u qëndrojë sa më besnike autorëve klasikë të muzikës, sipas kritikës ka përdorur zërin e saj natyral, pa impostimin lirik duke bërë të mundur kështu, që t’i afrohet shumë origjinalit dhe mënyrës sesi vetë kompozitorët kanë menduar të interpretohet muzika e tyre.

Repertori i natës së 13 majit të Elsës përfshinte dhe Vivaldin me arien Gelido in ogni Vena nga opera ”Il Farnace”, Bach me dy arie nga Magnificat, Mozart, një arie nga violonçelisti i 100 violinçelave, Giovanni Sollima, Arien “The waves” nga opera e tij me 2 akte “Elli’s Island”, me temë emigrimin italian në SHBA të viteve 30’, e të tjerë.

Pjesa e dytë e koncertit ka qenë me muzikë shqiptare te perzgjedhur, përfshi këtu dhe një kolonë zanore të një filmi të realizimit socialist, materiale të gjitha të riorkestruara e  të përshtatura për një orkestër klasike si Orchestra Notturna Clandestina!

Ky koncert është programuar do të shtegtojë në të gjithë Ballkanin e më gjerë, siç thotë dhe titulli i tij. Dhe do të interpretohet edhe në Tiranë dhe Prishtinë, ku me siguri, do të njohë të njëjtin sukses dhe do të marrë të njëjtat duartokitje, kësaj rradhe “autoktone” për Elsën, shqiptaren nga Evropa.

Elsa për orkestrën e saj: pse ky emër?

I pari është Enrico Melozzi, ideatori, dirigjenti dhe lokomotiva e “Orchestra Notturna Clandestina”, me të cilin më lidh tashmë një miqësie e bashkëpunim i gjatë. Enrico Melozzi është violonçelist, kompozitor, arranxhator dhe dirigjent. E ka ngritur para pak kohe këtë orkestër me muzikantë shumë të zotë, të angazhuar në “përditshmërinë” e tyren në shumë produksione artistike të ndryshme, por të lodhur nga ekzekutimi vetëm i muzikës që u dikton programi i këtij apo atij teatri, i kësaj apo asaj akademie, apo kush për to merr vendim mbi muzikën që duhet luajtur.

Orkestra është “klandestine” pikërisht sepse qëndron jashtë çdo forme të burokracisë kulturore që mbizotëron sot në Itali, nuk aplikon në shtet për të pasur mbështetje financiare apo “kontribute” politike, por është një organizëm shumë më i gjallë e aktiv se të tjerët, të ashtuquajtur “institucionalë” apo “të ligjshëm”, që shpesh u ngjajnë elefantëve në fund të jetës që tërhiqen në shkretëtirë.

Orkestra ka mbiemrin “E natës” sepse gjatë ditës, për të siguruar jetesën, orkestrantët e saj shkojnë të bërë muzikën e të tjerëve. Por në mbrëmje mblidhen për të bërë muzikën e tyre. Muzikën që ata zgjedhin e që u pëlqen atyre, e i bën të ndihen më pranë tingujve që për shpirtin e tyre është Muzika e vërtetë. Ata interpretojnë muzikë klasike, të kompozitorëve bashkëkohorë e bëjnë eksperimentime nga më të ndryshmet. U jep forcën pasioni, entuziazmi e dashuria e pastër, e vërtetë, e pakufi për familjen e tyre të bukur që është pikërisht “Orchestra Notturna Clandestina”.

Next Post

1224 turistë zbresin në Durrës me kroçerën britanike “Thomson Celebration”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Mitrovicë, vritet 37-vjeçari, plagoset vëllai i tij. Policia ndalon autorin e dyshuar

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

October 27, 2026
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

October 27, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

October 27, 2026
Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

October 27, 2026
E kërkonte Moska, kapet në Muriqan bashkëpunëtori i kriminelit rus

Spanja e kërkonte për grabitje, arrestohet në Muriqan ‘skifteri’ nga Mamurrasi! Mbante dy identitete, do ekstradohet

October 27, 2026
Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

October 27, 2026
Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

October 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

October 27, 2026
Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In