• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

by A. Q
27/10/2026 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit në Vizion Plus, shprehu habinë për gëzimin që Sali Berisha ka shfaqur për rrëzimin e Vuçiç nga pushteti në Serbi, pasi i ngjashmi i Berishës nuk mori asnjë votë, por Vuçiçin e rrëzuan studentët.

Ylli Rakipi: Në Shqipëri ka patur festë të madhe për humbjen e Vuçiç. Janë gëzuar edhe njerëz nga të majtët që nuk duan Ramën, Spiropali, Ditmir Bushati, madje edhe Majko apo Veliaj.

Por më i gëzuari ishte doktor Berisha. Në Shqipëri nuk ka një lëvizje të formalizuar të studentëve si në Serbi, që mundi Vuçiç. Këtu pritet që doktori në këtë moshë që është, 80 e ca vjeç, ta përmbysë Ramën. Si e mendon ti?

Ervin Salianji: Sali Berisha i Serbisë, që nuk e reformon partinë dhe e mban me zor, që kishte 65 mandate, ka marrë zero. Pra ti vëmë kokë bisedës. Pra rasti i Serbisë vlen për shkak se protesta studentore këtu që nga flamingot, kanë dalë aty qytetarët pasi nuk gjejnë nivelin e përfaqësimit qytetar, ka një autokrat aty që mban partinë. Çfarë ka këtu për të gëzuar ky zotëri që mban peng PD? Qëndron me dhunë. Sot Berisha duhet të hapte krahun, të hapte PD-në që është aset publik, të bëhet garë dhe të fitojnë të rinjtë që kanë më shumë energji, jo unë po të doni dhe jo ai.

Kjo ka ndodhur në Serbi. Këtu sot Sali Berisha nuk del dot, i vendoset shenja e barazimit me Ramën. Jemi në regjim apo bashkëqeverisje?

Berisha nuk flet dot për kullën te Pallati i Kongreseve, apo rrugën Milot-Balldren. Flet për Vuçiç, ndërkohë që narrative e tij ka rënë. Keni njerëz që mendojnë si Berisha. A e keni dëgjuar ju Berishën, që thotë që autokracitë kanë një veti, vijnë duke thelluar rezultatin?

Ai ka thënë që në zgjedhjet e tjera Rama do fitojë 60% apo 70%. Unë kam thënë jo sepse kemi zona ku me përfaqësim rinor kemi fituar. I ka rënë narrativa, sepse po tregohet se me mbështetje popullore fitohet. Si në Hungari dhe si në Serbi, fituan me rregullat dhe sistemin e autokratit. Kur del populli kundër, nuk ka qeveri në botë që e mban,

Ky pse gëzohet? Duhet të hapte krahun. Ai është kambaleci që mban Ramën.

Dolën 20% më shumë në Serbi të votuesve. Në Hungari vajti 80% niveli i pjesëmarrjes. Këtu në Shqipëri, nuk kanë dalë të votojnë. Sali Berisha ka moshë politike sa kam unë moshë biologjike. Ai 18 vjecari do të shkojë prapë aty?”, deklaroi ndër të tjera Salianji.

Next Post
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In