• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

by A R
27/10/2026 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po rrit taksat me qëllim për të vjedhur partë e taksapaguesve.

Duke komentuar paketën fiskale, e cila pritet të prezantohet nesër nga qeveria, Berisha pretendoi se ndryshimet e parashikuara do të kenë pasoja negative për bizneset dhe investimet e huaja në Shqipëri.

“Ato dëmtohen shumë në të gjitha pikat. Dëmtohen në uljen e nivelit të xhiros nga 10 milionë, në 5 milionë për TVSH. Ata dëmtohen shumë në taksën e dividendit, e cila pothuajse dyfishohet. Dëmtohen në rritje e TVSH-së. Kjo është një goditje e rëndë që marrin bizneset dhe investimet e huaja. Në dhjetë vitet e fundit nuk ka asnjë investitor të huaj serioz që ka ardhur në Shqipëri“, tha ai.

Kreu i demokratëve u shpreh se opozita ndodhet në fazën përfundimtare të betejës së saj politike, të cilën e cilësoi si më të vështirën, por deklaroi se Edi Rama nuk ka të ardhme politike.

“Ne jemi në kilometrin e fundit, gjithmonë kilometri i fundit është më i vështiri, por Edi Rama nuk ka të ardhme. Kryeministri rrit taksat, sepse vjedhin të gjithë si lukuni. Si mund të bëhen ministrat kaq zengjinë me rrogë shteti“, tha ai.

Gjatë deklaratave, kryedemokrati u pyet edhe për qëndrimin e tij ndaj listave të hapura në zgjedhje. Berisha u shpreh pro këtij sistemi, duke deklaruar se do ta mbështeste menjëherë.

Berisha pretendoi se ndryshimet e mëparshme në Kodin Zgjedhor në vitin 2008 iu imponuan opozitës nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama. Sipas tij, opozita nuk kishte votat e nevojshme për të kundërshtuar ndryshimet dhe alternativat e saj ishin bojkotimi i zgjedhjeve ose pranimi i Kodit Zgjedhor.

“Absolutisht po, që nesër, pa asnjë diskutim, me kënaqësi të madhe. Kurrë nuk do ta pranoja, por  na e impunuan, Na e imponoi Rama me përfaqësuesit e tij, ai kishte vota, ne nuk kishim votat. Nuk kishim alternativë, ose të bojkotonim zgjedhjet, ose të pranonim Kodin.”, tha ai.

Next Post
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

Comments 2

  1. Bruno says:
    11 hours ago

    Pse duhet te pendohet,plaku komunisti i ndyre 85 vjecare monstra e vicidolit.Ne kembim te marrveshjes te vitit 2008,plaku monster mori shume ndertime kullash e resortesh,ndihmoje veten e ortakun e tije k/hajdutin.Kta te dy jane te njejtit,e ndihmojne njeri tjetrin,ne pastrimin e parave te korrupsionit,e te grupeve kriminale.Prandaj ska pse te pendohet para shume te mirave,qe fitoje ne kurriz te demokrateve e popullit,te tille jane ndytsirat.

    Reply
  2. Leka says:
    5 hours ago

    Meqe ti ke dashur sistem xhjedhor me lista te hapura ne 2008 kerkoja tani meqe e deklarove dhe jam i sigurte qe dhe Rama do bie dakort dhe per aresyje se e kerkojne shumica e qytetareve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In