• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

by A. Q
27/10/2026 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shumë nga banorët e qarkut të Korçës, udhëtimi drejt qytetit fqinj grek të Kosturit është kthyer në rutinë bazuar në një llogari të ftohtë ekonomike.

Çmimet më të lira të ushqimeve dhe karburantit në vend po i shtyjnë çdo ditë e më shumë qytetarët të kalojnë kufirin. Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që udhëtojnë shpesh tregojnë se llogaria del fitimprurëse pasi ata arrijnë të kursejnë thuajse 20 %.

Por ajo që e bën këtë fenomen edhe më të gjerë janë agjencitë e udhëtimit, të cilat organizojnë linja të posaçme, duke u lënë kohën e duhur udhëtarëve për të mbushur bagazhet në supermarketet greke.

“Nga sa shoh unë, çdo herë është plot. Sot më thanë se kishin ardhur edhe autobusë. Dy, tre, katër. Në mëngjes dy a tre, por tani prisnin edhe dy të tjerë. Pra, vijnë shpesh”.

Por si del llogaria e saktë matematikore në të dyja anët e kufirit?

“Për ta verifikuar këtë fakt ne bëmë një test me çmimet e disa artikujve të njëjtë ushqimorë në dy vendet”.

Shporta ushqimore prej 12 artikujsh bazë, në supermarketet greke kushtoi 1,567 lekë kundrejt 1,714 lekëve që kushton në Shqipëri pra 8.5% më e lirë. Diferencat më të mëdha ndihen tek gjalpi, pula e freskët, vaji dhe frutat, informon Top Channel.

Më tej krahasimi i drejtpërdrejtë i të njëjtës markë karburanti tregon se nafta standarde në Shqipëri tregtohet 213 lekë litri, ndërsa në Kostur kushton 2,059 euro (ose 186.8 lekë),  pra 12.3% më e lirë.

Për përdoruesit e naftës dhe blerësit e vëmendshëm blerjet në vendin fqinjë mbeten një mundësi kursim dhe Kosturi është shndërruar në alternativën më të afërt për të sfiduar çmimet e kripura në tregun e brendshëm.

Next Post
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In