Ky është momenti i ekzekutimit të shqiptarit Brigen Limka. Në video shihet momenti kur 68-vjeçari qëllon me armë shqiptarin dhe më pas largohet me armë në dorë qetësisht.
Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve .
“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, ka thënë autori i vrasjes pasi ka qëlluar shqiptarin.
Viktima dhe autori kishin pasur konflikte pasi i moshuari pengonte shqiptarin që tu shërbente klientëve të parkimit me qira.
Mes tyre kishte pasur një përplasje verbale. 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari nuk e ka parë teksa fshihej pas një makine të parkuar. Ai ka dalë para viktimës në dy metra dhe e ka qëlluar në fytyrë./m.j
Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.