• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ ‘Shqiponjat fluturojnë me Migjenin’ drejt Pragës, Kombëtarja mbërrin në Çeki! Shqetësimi i Sylvinhos

by Java News
06/09/2023 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe stafi kuqezi kanë mbërritur këtë të mërkurë në Pragë, aty ku nesër në 20:45 do zhvillohet ndeshja kundër Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Të nisur mëngjesin e sotëm nga “Nënë Tereza”, kuqezinjtë kanë fluturuar me “Migjenin” dhe duken gati për përballjen e radhës.

Trajnerin Sylvinho e shqetëson gjendja e Qazim Laçit, që duket se do jetë mungesë e madhe për tanët në mesin e fushës, kjo për shkak të gjendjes gripale që po kalon “luftëtari”.

Lojtari ka qëndruar në Shqipëri dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.

Në aeroport delegacioni kuqezi u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Sh.T.Z. Ilirian Kuka, i cili u takua me ekipin e stafin teknik dhe u uroi suksese në këtë ndeshje të rëndësishme për objektivat e kuqezinjve në kualiifikueset e Europianit 2024.

Kombëtarja do të zhvillojë seancë zyrtare stërvitore në ora 18:0o në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes.

Pas ndeshjes me Çekinë, tanët i pret përballja e radhës po për grupin E të Euro 2024 kundër Polonisë, të diel në “Air Albania” në orën 20:45, me stadiumin në Tiranë që do jetë i mbushur në kapacitetin maksimal.

Për grupin E kualifikues, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.

Formacioni i mundshëm kundër Çekisë:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj; Bare, Ramadani, Bajrami (Gjasula);  Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho/m.j

 

Next Post
Ministri britanik i emigracionit: Plani po funksionon, kemi 90% më pak emigrantë shqiptarë

Ministri britanik i emigracionit: Plani po funksionon, kemi 90% më pak emigrantë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com