• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Falja fiskale në Shqipëri/ Tatimet: Nga gjobat e bizneseve te borxhet e vjetra, mbi 306 mln euro detyrime të fshira pa kusht

by E B
22/06/2026 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qëllimin për të mbledhur një pjesë të principalit dhe për të mbyllur dosje të hapura prej vitesh, shteti po heq dorë nga qindra miliona euro detyrime të papaguara të bizneseve përfshirë gjoba dhe kamatvonesa.

Vetë Drejtoria e Tatimeve si pjesë e ligjit të faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore bënë të ditur se mbi 306 milionë euro detyrime tatimore janë fshirë deri tani, duke e kthyer këtë veprim në një nga ndërhyrjet më të mëdha fiskale të viteve të fundit.

Shifrat e administratës tatimore tregojnë se përfituesit kryesorë janë bizneset dhe individët me detyrime të mbartura ndër vite, ndërsa numri total i përfituesve ka kaluar 130 mijë tatimpagues.

Ndonëse procesi duhet të zhvillohej në 3 drejtime falje me kushte, pa kushte dhe kompensimi automatik i tepricave kreditore me detyrimet tatimore, vërehet se falja me kushte ndonëse ka nisur nuk ka asnjë të dhënë.

Por konkretisht të dhënat e publikuara nga administrata tatimore tregojnë se një vlerë e madhe financiare është falur pa kusht. Deri tani janë fshirë ose shuar rreth 215 milionë euro detyrime, ndërsa kanë përfituar mbi 25 mijë tatimpagues. Kjo kategori përfshin bizneset dhe individët që duhet të kryejnë pagesa brenda afateve të përcaktuara për të përfituar uljen ose heqjen e detyrimeve.

Ligji parashikon që për detyrimet e krijuara në periudhën 2015-2019, të falet 50% e principalit, si dhe të hiqen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse pjesa e mbetur paguhet brenda afatit të parë. Ndërsa për të njëjtën periudhë, falet 25% e principalit nëse pagesa kryhet deri në fund të vitit. Për detyrimet e viteve 2020-2024, falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet 100% e principalit.

Administrata ka fshirë automatikisht dhe rreth 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues. Këtu përfshihen kryesisht gjoba administrative, penalitete dhe detyrime të vjetra që ligji i konsideron të pambledhshme ose që plotësojnë kushtet për t’u fshirë automatikisht.

Një tjetër komponent i rëndësishëm është kompensimi automatik, ku tepricat kreditore të tatimpaguesve janë përdorur për të shlyer detyrimet ekzistuese. Deri tani janë realizuar mbi 86 mijë transaksione, me një vlerë totale prej 10.4 milionë eurosh, duke përfituar mbi 13 mijë tatimpagues.

Por përtej shifrave, ligji ka ngritur edhe debat mbi ndikimin e tij. Nga njëra anë synon të pastrojë stokun e detyrimeve të vjetra dhe të rikthejë në formalitet mijëra tatimpagues. Nga ana tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se faljet e përsëritura fiskale mund të krijojnë pritshmëri tek debitorët se detyrimet mund të falen edhe në të ardhmen.

Bizneset duhet të paguajnë principalin brenda afateve të përcaktuara, 50% deri në 30 qershor dhe 75% deri në dhjetor 2026 për të përfituar këtë pjesë të falur nga shtetit.

FALJE PA KUSHT

215 MLN EURO

+25 mijë tatimpagues

FALJE PA KUSHT

91.6 MLN EURO

+105 mijë tatimpagues

SKEMA E FALJES SË DETYRIMEVE

2015-2019                    Falet 50% e principalit, fshihen gjobat

2020-2024                    Paguhet 100% principali, fshihen gjobat

/TCH

Next Post
“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
Regjistrimet në universitete/ Nis pagesa e tarifave të aplikimit, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

October 3, 2026
Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com