• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

by E B
22/06/2026 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e kësaj të hënë në gjyqin për aferën “Partizani” dëshmoi edhe Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firmosi për kthimin e kompleksit Partizani pronarëve. Vetë Lubonja, për të cilën në dosjen e SPAK theksohet miqësia me Jamarbër Malltezin që edhe ajo vetë e pranon, në dëshminë e dhënë në SPAK për këtë çështje ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha nga eprorët për ta punuar me prioritet.

Në dosje, SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, duke pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte. Por edhe pse në dorë kishin akuzën që vetë e kanë hartuar, dy prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe  Enkelejda Millonai nuk i drejtuan asnjë pyetje në GJKKO Tetis Lubonjës për deklaratat e saj se eprorët i kishin kërkuar ta shqyrtonin dosjen me prioritet.

Gjatë dëshmisë së saj në GJKKO, Lubonja tregoi se në vitin 2006 kishte nisur punë pranë Agjencisë së Kthimit të Pronave, ku iu caktua të merrej me shqyrtimin e dosjeve të pronarëve. Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më 17 janar 2007 dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.

Konkretisht, Tetis Lubonja, e pyetur më 15.06.2023 ka pranuar njohjen me Jamarbër Malltezin madje ka pohuar se nga eprorët u kërkohej ta shqyrtonin dosjen me shpejtësi.

“Këto kanë qenë nga dosjet e para që u janë dhënë për t’u shqyrtuar dhe vazhduan shqyrtimin. Sqaron se ka njohur shtetasen Rudina Llagami pasi ka punuar në Kryeministri dhe shtetasin Jamarbër Malltezi, pasi me këtë të fundit janë pothuajse moshatarë dhe kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta dhe ka pasur dijeni që Jamarbëri ishte një nga trashëgimtarët e familjes Begeja, sepse nga e ëma ishte Begeja. Na është thënë nga drejtori i zyrës, e cila ka qenë shtetësja Dhurata Hoxha se këto do të ishin dosjet e para që do të shqyrtoheshin dhe ne kemi zbatuar urdhrin e saj” shkruhet në dosjen e SPAK.

Para trupës gjykuese, Lubonja deklaroi sot se kishte zbatuar procedurat ligjore dhe se detyrat i merrte nga eprorët, ndërsa verifikimet në terren kryheshin nga specialistët përkatës.

“Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor”, dëshmoi ajo.

Në dosjen e SPAK, evidentohet se grupi i punës i ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të pesë familjeve të njohura pronare, përbehej nga tre persona, ku të paktën dy prej tyre konstatohet se kanë lidhje me trashëgimtarët e familjeve të njohura pronare. Konkretisht, Tetis Lubonja e cila përveç lidhjes miqësore dhe njohjeve me Jamarbër Malltezi dhe Rudina Llagami, rezulton edhe të ketë qenë e punësuar disa vite më pas pranë shoqërisë Kontakt sh.p.k. Këtë fakt vetë Lubonja e pranoi edhe në dëshminë e saj në GJKKO, ku deklaroi se disa vite pas punës në Agjencinë e Kthimit të Pronave kishte punuar për rreth 6 muaj me kohë të pjesshme si shefe juridike pranë kompanisë Kontakt, që ngriti kullat në ish-klubin partizani.

“Kam punuar disa muaj, 6 muaj part-time te ‘Kontakt’”, tha ajo.

Megjithatë, para gjykatës Lubonja mohoi të ketë pasur presione apo ndërhyrje nga familjet përfituese gjatë procesit të shqyrtimit të dosjeve.

“Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në televizor e kam parë”, deklaroi ajo, duke këmbëngulur se dokumentacioni për pronat ishte i rregullt.

Dëshmia e plotë e Tetis Lubonja në GJKKO

Prokurorja: Cilin të pandehur njihni, ku dhe kur i njihni?

Tetis Lubonja: Janë figura publike. Me Malltezin kemi bërë aktivitete për mjedisin.

Prokurorja: Me shoqërinë “Kontakt”, keni pasur kontakte?

Tetis Lubonja: Kam punuar disa muaj. Për pak kohë kam punuar, 6 muaj part-time te “Kontakt”. Kam qenë në vitin 2006 te Agjencia e Kthimit të Pronave. Kishte disa vende pune dhe aplikova.

Prokurorja: Në kohën kur ju keni qenë aty, u janë kthyer prona shumë familjeve. Ju kujtohen procedurat? I njihni?

Prokurorja: Si keni nisur me shqyrtimin e dosjeve?

Tetis Lubonja: Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor.

Prokurorja: Verifikonit në terren?

Tetis Lubonja: Shkonin specialistët e territorit.

Prokurorja: Në këtë kthim prone, ka pasur objekte sportive?

Tetis Lubonja: Po, Klubi Partizani. Kishte një person që ishte i interesuar në atë kohë, kërkonte privatizim.

Tetis Lubonja: Vinte në institucion një individ. Nuk e denoncuam. Kërkonte privatizimin.

Klodiana Gjyzari: Vinte dikush që interesohej. Kishte lidhje me ish-pronarët?

Tetis Lubonja: Nuk e mbaj mend si emër kush ishte.

Tetis Lubonja: Aty kishte konkurrencë mes pronarëve. Ishte kundërshtar me pretenduesit e tjerë. Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në TV e kam parë.

Klodiana Gjyzari: Kishte mangësi në dosje?

Tetis Lubonja: Kanë qenë dokumente të vjetra dhe të verifikuara. Kam fjetur rehat për këtë dosje. Dokumentet ishin shumë të sakta.

Klodian Skënderi: Vendimi kontrollohej nga hallkat e mësipërme?

Tetis Lubonja: Po. Ishte Agjencia Qendrore. Në çdo rast, ne ishim shkalla e parë, ndërsa vendimi ynë vlerësohej prej tyre. Çdo dokument vlerësohej.

Sokol Hazizaj: Fatmir Bektashi, ju ka bërë ndonjë presion përpara se të punësoheshit aty?

Tetis Lubonja: Jo, fare. S’kam pasur asnjë njohje. Fillova punë sepse doja të zhvillohesha profesionalisht.

Jamarbër Malltezi: A kishte vendime për tokën e familjes Begeja?

Tetis Lubonja: Po, ka pasur.

Klodian Skënderi: A keni çuar shkresa për pronarët e tokave?

Tetis Lubonja: Patjetër, kam zbatuar ligjin.

Prokurorja: Çfarë detyre kishit te “Kontakt”?

Tetis Lubonja: Shefe juridike.

Prokurorja: Familjes Llagami nuk iu kthye prona?

Tetis Lubonja: Ne proceduam me përgjigjen, pasi nuk kishte ardhur një përgjigje pozitive nga një prej institucioneve. Vijuan procedurat me katër familjet e tjera, pasi kishim përgjigje pozitive. Familjes Llagami iu dha më vonë.

Prokurorja: Për presionet, kur jeni pyetur në prokurori, a keni folur?

Tetis Lubonja: Jo për presione, thjesht për bezdi nga vizitat e përditshme. /Shqiptarja.com

 

Next Post
“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve, drejtuesi i Jet Ski ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë

Rrezikoi jetën e pushuesve, drejtuesi i Jet Ski ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë

August 6, 2026
Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

August 6, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Pezullohet operacioni për shkak të errësirës, vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

August 6, 2026
Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

August 6, 2026
Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

August 6, 2026
25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

August 6, 2026
U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com