Një kapës gjarpërinjsh rrezikoi të mbytej nga vetë preja e tij. Ndërsa kapësi i gjarpërinjëve përpiqej të largonte një Piton nga një shtëpi banimi, zvarraniku i është kundërpërgjigjur duke filluar procesin e shtrëngimit që për këtë lloj gjarpri është mënyra se si ai e vret prenë e tij.
Burri tenton disa herë të lirohet nga “Pitoni” që kishte një gjatësi rreth 3 metra, por që rezultoi e pamundur pasi zvarraniku e shtrëngon edhe më fort duke ia bashkuar kembët.
Gjahtari i kthyer në pre u lirua vetëm pasi një person tjetër i largoi gjarprin nga këmbët.
Ngjarja u filmua në provincën e Limpopo në Afrikën e Jugut.