• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO) Operacioni anti-drogë, momenti kur policia qëllon me armë

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka publikuar pamje nga aksioni i sotëm në rrugën “5 maji” në kryeqytet, ku u sekuestruan rreth 700 gr kokainë dhe u arrestuan tre persona. Në video dëgjohen të shtëna me armë, pasi policia u detyrua të qëllonte për të neutralizuar të rinjtë, që u përpoqën të largoheshin. Në pranga përfunduan: Sokol Geci, Eraldo Dodaj dhe Pashk Teska.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet operacioni antidrogë “Telefonata e fundit”

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 659 gr Kokainë dhe një pistoletë “TT”

Më datë 04.10.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponjat, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Telefonata e fundit “, ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

  1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.
  2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë
  3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga Specialistët e Narkotikëve dhe mbajtjes nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre, ku sot më datë 04.10.2016, në rrugën “5 Maj”, shtetasit e lartpërmendur po udhëtonin në mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Erald Dodaj.

Në momentin e ndalimit nga policia, shtetasi Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte lëndë të dyshuar narkotike “Kokainë”, me peshë 659 gramë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

– 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geci)

– 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT

– 1 automjet tip “Ford”

– 4 aparate telefonik të llojeve të ndryshme

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

 

Next Post
Paris, suita luksoze ku u grabit Kim Kardashian (FOTO)

Paris, suita luksoze ku u grabit Kim Kardashian (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë! Rezultonte e zhdukur prej tre muajsh, dyshohet se…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

October 6, 2026
Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com