Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku tregon momentin e frikshëm kur ka thyer këmbën gjatë një kërcimi.
Krahas videos, 38-vjeçarja ka treguar për 23.6 milionë ndjekësit e saj se ka 6 muaj që nuk ka kërcyer. Në pamjet në fjalë Spears shfaqet e veshur sportive me pantallona të shkurtra të zeza dhe një crop top.
Në momentin e fundit shohim sesi këmba përthyhet dhe këngëtarja rrëzohet në dysheme nga dhimbja e tepërt. Madje ka edhe një zhurmë të frikshme që tregon se sa serioze është dëmtimi.
“Unë kam 6 muaj që nuk kam kërcyer!!!! Dhe po …. E di që jam këmbëzbathur… mos qeshni se e zotëroj më mirë skenën kështu!!!! PS, ju mund të dëgjoni kur kam thyer këmbën këtu … .. më falni është pak e zhurmshme !!!!!”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon që ka marrë miliona pëlqime dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.














g.kosovari











