• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Fjalimi i plotë i Meryl Streep që tërboi Donald Trump (një fjalim për të mos u humbur)

by Java News
09/01/2017 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke e hequr fokusin nga vetja dhe duke e çuar te Donald J. Trump, Meryl Streep e përdori fjalimin e saj për çmimin Cecil B. DeMille në Golden Globes për të kujtuar sesi presidenti i zgjedhur kishte tallur një reporter me aftësi të kufizuara të New York Times në 2015 dhe paralajmëroi që shtypi i lirë, është e nevojshme të mbrohet. Streep ka bërë fushatë për Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016. Disa komentues konservatorë e kritikuan menjëherë që solli politikën kaq fort në spektakël, por salla i duartrokiti fjalët e saj, të cilat përfshinin dhe një lutje për të mbështetur Komitetin e Mbrojtjes së Gazetarëve.

Ja fjalimi i plotë i Meryl Streep:

Ju lutem uluni. Faleminderit. Ju dua të gjithëve. Duhet të më falni. Kam humbur zërin duke bërtitur dhe duke u ankuar këtë fundjavë. Dhe mendjen pak më herët këtë vit, kështu që duhet të lexoj. Faleminderit, Hollywood Foreign Press. Thjesht për të vazhduar atë që tha Hugh Laurie: Ju dhe të gjithë ne i përkasim segmentit më të sulmuar në shoqërinë amerikane sot. Mendoni pak: Hollywood, të huaj dhe media.

Por kush jemi ne dhe çfarë është Hollywood-i? Është thjesht një grup njerëzish nga vende të tjera. Unë jam lindur, rritur dhe arsimuar në shkollat publike të New Jersey-t. Viola është lindur në një kabinë në fushat e Carolina-s së Jugut, më pas erdhi në Central Falls, Rhode Island, Sarah Paulson është lindur në Florida, rritur vetëm nga mamaja në Brooklyn. Sarah Jessica Parker është një nga shtatë ose tetë fëmijët e familjes së saj në Ohio. Amy Adams është lindur në Vicenza në Itali dhe Natalie Portman në Jerusalem. Ku janë certifikatat e tyre të lindjes? Dhe e bukura Ruth Negga është lindur në Addis Ababa, Etiopi, rritur në London, jo, në Irlandë besoj dhe është këtu e nominuar për rolin e një vajze nga qyteti i vogël Virginia. Ryan Gosling, si të gjithë njerëzit e mirë, është kanadez dhe Dev Patel është lindur Kenya, rritur në Londër dhe po luan një Indian të rritur në Tazmani. Kështu që Hollywood është plot me të ardhur dhe të huaj. Dhe nëse ne i dëbojmë të gjithë nuk do kemi çfarë të shohim, vetëm futboll dhe arte marciale të përziera, që nuk janë arte.
Më kanë dhënë tre sekonda për ta thënë këtë, kështu që: Puna e vetme e aktorit është të futet në jetët e njerëzve që janë ndryshe nga ne dhe t’i nxisë ta ndiejnë atë që duhet ndier. Dhe ka pasur shumë, shumë, shumë performance të fuqishme sivjet që e kanë arritur këtë. Një punë emocionuese sa të merret fryma. Por ka pasur një performancë sivjet që më ka befasuar. M’i nguli çengelët në zemër. Jo sepse ishte e mirë, nuk kishte asgjë të mirë te ajo, por ishte efektive dhe e luajti rolin e saj. E bëri audiencën e synuar të qeshë dhe të tregonte dhëmbët. Ishte ai çast kur personi që i është dhënë e drejta të ulet në karrigen më të respektuar të shtetit, imitoi një reporter me aftësi të kufizuara. Më theu zemrën kur e pashë atë çast dhe ende nuk e heq dot nga mendja, sepse nuk ishte në film. Ishte në jetën reale. Dhe ky instinkt për të fyer, kur shfaqet në një platformë publike, nga një i pushtetshëm, filtron në jetën e gjithsecilit, sepse në një farë mënyre duket sikur u jep lejen njerëzve të tjerë të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Mungesa e respektit ngjall mungesë respekti, dhuna sjell dhunë. Dhe kur të pushtetshmit përdorin pozitën e tyre për të goditur të tjerët, ne humbim të gjithë. O.K., vazhdojmë. Edhe një gjë: Në herë, kur isha në një set filmi, duke u ankuar për diçka, sepse ju e dini si është që po punonim në kohën e darkës, apo për orët e gjata, apo diçka si këto, Tommy Lee Jones më tha, “Nuk është një privilegj i madh, Meryl, thjesht që je aktore?” Po, është dhe ne duhet t’ia kujtojmë njëri tjetrit privilegjin dhe përgjegjësinë e aktit të empatisë. Ne duhet të jemi të gjithë krenarë për punën që Hollywood-i nderon sonte këtu.
Si më ka thënë mikesha ime e shtrenjtë, e ndjera Princess Leia, merre zemrën e thyer dhe ktheje në art. Meryl Streep u prezantua si një grua e rrallë, vëzhguese kur u ftua të marrë këtë çmim dhe mediat dhe publiku sot e kanë shpërndarë masivisht fjalimin e saj. /Class/

ma.me

 

 

Next Post
Historia/ Rrihet nga nusja e vëllait pasi e kapi mat me dashnorin

Rrëfehet nëna e re shqiptare: Kam marrëdhënie të shfrenuar me kushëririn por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In