• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Berisha thirri në zyrë Ina Ramën, e kërcënoi të mos hetonte Mediun për ‘Gërdecin’: Hetimi…

by
30/01/2023 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U desh reforma në drejtësi dhe SPAK si produkt i kësaj reforme që pas 15 vitesh të merrej në pyetje djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, të merrej në pyetje për Gërdecin, aferën korruptive të Familjes Berisha me pasojë 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ndërsa SPAK vijon hetimet përtej ish ministrit Fatmir Mediu, i cili është marrë i pandehur për Gërdecin, Report Tv sjell në vëmendje një deklaratë me zë dhe figurë të Sali Berishës, që konfirmon ndërhyrjen brutale të tij në hetimet e Prokurorisë. Pas shpërthimit të Gërdecit dhe ngritjes së akuzave ndaj Fatmir Mediut, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, ka thirrur në zyrën e tij Ina Ramën, në atë kohë Prokurore e Përgjithshme, duke i bërë presion, për të diktuar veprimet dhe linjat hetimore.

Berisha i ka kërkuar Ina Ramës që hetimet të fokusoheshin vetëm tek ushtarakët dhe jo tek njerëzit politik, siç ishte Fatmir Mediu, i cili siç u zbulua më vonë ishte nën ‘komandën’ e Shkëlzen Berishës. Berisha, siç edhe thotë në këtë deklaratë publike, të bërë në 12 mars 2009, i ka paralajmëruar prokuroren Ina Rama për pasojat që do të kishte për shtrirjen e hetimeve përtej ushtarakëve, pra tek Fatmir Mediu.

“I kam thënë në zyrën time, zonjë: Çdo lloj lehtësire që do të kërkosh, nuk ka asnjë qeveri më të interesuar në botë se sa ne për hetimin. Por t’i thuash tjetrit (Mediut) ti se ke shmangur ushtrinë kur janë 32 dokumente, ti i bën gjëmën një kombi nëse mendon se mund t’u bësh një gjë të tillë. U hetua një vit në atë pistë dhe tani kthehet në fjalët që kishte thënë në fillim. Kur ti u thua shqiptarëve se ky (Fatmir Mediu) ka shmangur ushtrinë, në një kohë kur janë 32 dokumente, secili prej tyre me 4 deri në 7 firma ushtarakësh, ti bën një akt të shëmtuar politik dhe ti shkatërron hetimin”.

Në çdo vend demokratik, është gjykata organi që kontrollon hetimin e prokurorisë dhe mund të rrëzojë dosjen nëse hetimi është politik apo i pabazë. Në asnjë vend normal, nuk mund të perceptohet që kryeministri t’i kërkojë llogari kryeprokurores së pre po hetonte qeverinë e tij. Në rastin konkret, Sali Berisha, duke marrë rolin e gjykatës, thotë vetë se ka paralajmëruar kryeprokuroren Ina Rama për hetim të gabuar, pasi po akuzohej ministri i tij, Fatmir Mediu, i cili kishte lidhje me të birin, Shkëlzen Berisha. Dhe jo vetëm kaq, por sipas Berishës, hetimi i Mediut është një gjëmë për shqiptarët, kur në fakt ishte një gjëmë vetëm për familjen e tij.

Në një tjetër deklaratë, Sali Berisha ka deklaruar se Fatmir Mediu ka zbatuar me përpikmëri vetëm porositë e tij si kryeministër në procesin e ngritjes së fabrikës së vdekjes në Gërdec. Me këtë deklaratë Berisha shfajësonte Mediun, duke veshur me përgjegjësi veten. Dy deklaratat janë një tjetër element shtesë të krijojnë dyshime të forta se Sali Berisha me të birin ishin ‘pronarët’ e Gërdecit, ndërsa ministrat e tij Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi thjeshtë zbatues të ‘planit të biznesit’./ Adriatik Doci, shqiptarja.com

 

/e.d

Next Post
VIDEO/ “Çfarë nuk di unë për gruan tënde”! Olta kërcënon Luizin me Kiarën: Tirana është e vogël, gjithçka merret vesh…!

VIDEO/ “Çfarë nuk di unë për gruan tënde”! Olta kërcënon Luizin me Kiarën: Tirana është e vogël, gjithçka merret vesh...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In