• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca në ‘Administrative’/ Veliaj denoncon: Harmoni shqetësuese mes qëndrimeve të KLP dhe Ols Dados!

by E S
09/05/2026 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se gjatë seancës së djeshme në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohej padia ndaj Ols Dados, u evidentuan zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri.

Komentet Veliaj i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbërtheu detaje nga seanca e djeshme në Administrative, ku kryebashkiaku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së Ols Dados si prokuror.

Veliaj dënoi ndalimin e transmetimit live të seancës gjyqësore, duke e cilësuar udhëzimin administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kundërshtim me standardin kushtetues për transparencën e gjykimit.

Për Veliajn, në një shtet demokratik, karriera e një prokurori (Ols Dado në rastin konkret) nuk mbrohet duke shmangur kontrollin publik mbi ligjshmërinë e mandatit të tij, por duke provuar publikisht se ai mandat është fituar në përputhje me ligjin.

Po ashtu, Veliaj ka shkruar se gjatë gjykimit u evidentua një harmoni shqetësuese institucionale ndërmjet qëndrimeve të dy të paditurve, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Ols Dados.
Sipas Veliajt, provat e paraqitura nga përfaqësuesja e KLP treguan se ky institucion nuk ka marrë asnjëherë një vendim kolegjial mbi çështjet e ngritura nga kryebashkiaku.

Për kryebashkiakun e Tiranës, nënkryetari i institucionit ka penguar dërgimin e çështjes për shqyrtim në organin kolegjial dhe ndërkohë sipas tij, janë krijuar përshtypje publike sikur ekziston një vendimmarrje e KLP-së, kur në fakt një e tillë nuk rezulton të jetë marrë.

Seanca e radhës për padinë e Erion Veliajt ndaj Ols Dados do të zhvillohet më 19 qershor.
Kujtojmë se në seancën e ditës së djeshme, Veliajt i shkuan në mbështetje një numër i madh artistësh, përfshirë edhe aktorin Robert Ndrenika. Gjykata i refuzoi kërkesën për transmetimin e gjyqit live.

Reagimi i Veliajt:

Të nderuar përfaqësues të medias,
Gjatë seancës së djeshme në procesin administrativ me paditës Erion Veliaj dhe të paditur Ols Dado etj., u evidentuan disa zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri.

Edhe pse mediat kishin instaluar kamerat dhe transmetimi kishte nisur, gjykata vendosi ndalimin e transmetimit live të seancës dhe nxjerrjen e kamerave jashtë sallës, duke u mbështetur në një udhëzim administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kundërshtim me standardin kushtetues për transparencën e gjykimit.

Kundër pranisë së kamerave u pozicionuan dy subjekte të shtetit shqiptar: I padituri Ols Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Argumenti i paraqitur nga i padituri Dado ishte se transmetimi live mund të dëmtonte imazhin dhe karrierën e magjistratit, pasi akti i emërimit është një akt individual. Ky argument shpjegon pikërisht pse transparenca është e domosdoshme. Në një shtet demokratik, karriera e një prokurori nuk mbrohet duke shmangur kontrollin publik mbi ligjshmërinë e mandatit të tij, por duke provuar publikisht se ai mandat është fituar në përputhje me ligjin. Një mandat i ligjshëm nuk ka frikë nga kamerat dhe një proces i drejtë nuk ka frikë nga publiku.

Gjatë gjykimit u evidentua gjithashtu një harmoni shqetësuese institucionale ndërmjet qëndrimeve të dy të paditurve Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atyre të Ols Dados. Nga vetë provat e paraqitura nga përfaqësuesja e KLP rezultoi se ky institucion nuk ka marrë asnjëherë një vendim kolegjial mbi çështjet e ngritura nga Erion Veliaj. Përkundrazi, sipas sa rezultoi në seancë, nënkryetari i institucionit ka penguar dërgimin e çështjes për shqyrtim në organin kolegjial dhe ndërkohë, janë krijuar përshtypje publike sikur ekziston një vendimmarrje e KLP-së, kur në fakt një e tillë nuk rezulton të jetë marrë.

Po ashtu, iu bë me dije gjykatës se përfaqësuesja e KLP kishte tejkaluar objektin e autorizimit institucional, duke mbajtur qëndrime për çështje mbi të cilat institucioni që ajo përfaqëson nuk është shprehur kurrë. Të gjitha këto fakte iu parashtruan gjykatës, përfshirë elementë që ngrenë dyshime serioze për paligjshmëri të rënda institucionale. Fatkeqësisht, nuk pati asnjë reagim.

Megjithatë, një gjë u bë e qartë për çdo person të pranishëm në sallë: kush kërkonte transparencë dhe shqyrtim me themel të së vërtetës, dhe kush kërkonte errësirë dhe mbyllje sa më të shpejtë të çështjes.

Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar: askush nuk bëhet prokuror i Republikës së Shqipërisë përmes heshtjes institucionale, kalimit të kohës apo shmangies së kontrollit publik dhe gjyqësor. Nëse kriteret ligjore nuk janë përmbushur, pavlefshmëria absolute nuk shërohet me kalimin e viteve.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë deri në fund verifikimin e plotë të ligjshmërisë së ushtrimit të këtij pushteti, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një proces konkret, por për vetë besueshmërinë e shtetit të së drejtës dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

Next Post
“Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt”, Robert Ndrenika flet për sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq

“Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt”, Robert Ndrenika flet për sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    Cfare ke kerkuar,e gjete,ti e dine shume mire,kyte dhurate ti e meriton,je hajdute,i parave e i pasuruve te popullit.Mbaje mende,kyt beteje e ke te humbur,eshte komandanti,qe nuke lejon drejtesin.Drejtesia,nuk munde beje,tolerime ndaje tejete,ai te do ne burge,aty do ngelesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

September 30, 2026
“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

September 30, 2026
“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presidenten e informova edhe për projektin e Zvërnecit

“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presidenten e informova edhe për projektin e Zvërnecit

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

“Rama po punon fort për ta bërë ëndrrën realitet!”- Von der Leyen pas vizitës në Shqipëri, reagimi: Fokusi te reformat, nga drejtësia te…

September 30, 2026
Pas takimit, Dodik zbulon se çfarë bisedoi me Putinin: U diskutua për energjinë, ekonominë dhe bashkëpunimin politik

Pas takimit, Dodik zbulon se çfarë bisedoi me Putinin: U diskutua për energjinë, ekonominë dhe bashkëpunimin politik

September 30, 2026
“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

Zbardhet projektligji i Qeverisë, masat aktuale të paraburgimit do të kalojnë në verifikim! Zbulohen procedurat dhe fazat

September 30, 2026
“Ky është abuzim dhe jo argëtim!”- Ish-deputetja e PD: Ne jemi popull i frustruar s*ksualisht, kemi burra ordinerë! Përgjegjësi penale për videot në rrjete

“Ky është abuzim dhe jo argëtim!”- Ish-deputetja e PD: Ne jemi popull i frustruar s*ksualisht, kemi burra ordinerë! Përgjegjësi penale për videot në rrjete

September 30, 2026
“Abuzoi me mua kur isha 9 vjeç”, Diddy përballet me 100 akuza të reja për sulm seksual

Sean “Diddy” Combs po bën jetë VIP pas hekurave? Raporti: Masazhe, alkool, celular dhe shërbime nga të burgosur të tjerë

September 30, 2026
Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com