• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetoja bullgare/ SHBA ultimatum Sofjes: Keni 40 ditë kohë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

by Java News
22/11/2021 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim serioz në Kongresin amerikan. Dy kongresmenët i janë drejtuar zyrtarisht me anë të një letre ambasadorit bullgar në SHBA, duke i kërkuar ndryshimin e qëndrimit, pra heqjes e vetos.

“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit” thuhet në letrën që  dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, William Keating dhe Claudia Tenny nga republikanët i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Washington, Tihomir Stoychev. Keating është gjithashtu kryetar i nënkomitetit përgjegjës për rajonin.

Letra është botuar nga Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase dhe i jep 40 ditë afat qeverisë bullgare të reflektojë.

“Shpresojmë që ju do t’i lini mënjanë dallimet dhe do të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në një letër të grupit dypartiak të Kongresit, drejtuar ambasadorit bullgar në Uashington, Tihomir Stoychev, duke i kërkuar që të zgjidhë mosmarrëveshjen dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që vendi të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit. Pra brenda 40 ditëve, qeveria e re bullgare duhet ti japë zgjidhje kësaj cështjeje.

Letra shtonte se vonesat e mëtejshme në përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së do të vinin në dyshim përpjekjet e liderëve perëndimorë dhe do të hapnin derën për ndikimin politik antiperëndimor në rajon, veçanërisht nga Kina dhe Rusia.

“Ne besojmë se anëtarësimi eventual në BE i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është vendimtar për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin e Ballkanit dhe për të gjithë komunitetin transatlantik,” shkruan kongresmenët

Letra 

“Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e Kongresit theksuan se megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, “mbetet një mosmarrëveshje midis vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut që po e pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë negociatat.

Ambasador Stojçev, ngadalësimi i vazhdueshëm i progresit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, ka vënë në dyshim angazhimet e liderëve perëndimorë, duke i hapur derën ndikimit politik anti-evropian në rajon, veçanërisht nga Kina dhe Rusia. Ne besojmë se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe për të gjithë komunitetin transatlantik.

Kjo është arsyeja pse ne po ju shkruajmë sot për t’ju bërë thirrje që të arrini një zgjidhje përfundimtare për këtë mosmarrëveshje dypalëshe, e cila do t’i lejojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë negociatat e tyre për anëtarësim në BE përpara përfundimit të vitit.

Shpresojmë që të lini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja dhe të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian” mbyllet letra./m.j

Vetoja bullgare/ SHBA ultimatum Sofjes: Keni 40 ditë kohë për

 

Vetoja bullgare/ SHBA ultimatum Sofjes: Keni 40 ditë kohë për

Next Post
Tirana për 3 ditë me radhë qendra e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor/ Veliaj: Të rinjtë e ardhmja pa barriera e rajonit tonë!

Tirana për 3 ditë me radhë qendra e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor/ Veliaj: Të rinjtë e ardhmja pa barriera e rajonit tonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com