• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Rijetëzuam hapësira historike, si Pazari i Ri, Kalaja, Sheshi Skënderbej, që janë kthyer në ikona të qytetit; Teatri i Ri, simbol i së ardhmes

by Java News
05/02/2023 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën javore për informimin e qytetarëve me fakte, në të cilën sot preku çështjen e identitetit historik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në shumë ndërtesa ikonike janë ndërthurur hapësirat historike me ato bashkëkohore, për t’i kthyer në funksionale. Ai përmendi Sheshin Skënderbej, Kalanë, Pazarin e Ri e shumë të tjera, të cilat sot janë kthyer në pole turistike për shkak të këtyre ndërhyrjeve nga Bashkia e Tiranës.

“Kolona e dytë e punës sonë, ka qenë rijetëzimi, pra rehabilitimi i ndërtesave dhe i hapësirave historike, e teksa kemi synuar të ruajmë ADN-në e tyre, kemi kërkuar t’i bëjmë bashkëkohore, funksionale, të hapen ndaj publikut, vende e ndërtesa ku ndodh jeta e qytetit,” tha Veliaj.

“Sot simboli i Tiranës bashkëkohore është padyshim sheshi “Skënderbej” – një skenë në të cilën historia ka luajtur shfaqjet e veta, që në momentin kur italianët e ndërtuan, komunizmi e la në letargji, me bustin në mes, dhe politika e mbrapshtë e ktheu në rotondon më të madhe në Ballkan, ku vinin vërdallë 40-50 mijë makina në ditë. Kurse sot, SHESHI është kthyer në ikonën e qytetit, është vlerësuar me çmimin Europian për Hapësirën më të Mirë Publike në Europë, për vitin 2018. Është sot një oaz gjelbërimi m’u në zemër të Tiranës, kushtuar njeriut, jetës kulturore, artistike, sportive të qytetit. Ne aty bëjmë edhe “Fan zone”, aty kemi edhe Rita Orën, edhe Dua Lipën. Nuk do i kishim nëse do vazhdonte të ishte një rotondo e madhe për makinat. As tregun e fundvitit, as aktivitetet e panumërta që ndodhin aty,” u shpreh kryebashkiaku.

Po ashtu, tha ai, Pazari i Ri dhe Kalaja, nga dy zona totalisht të degraduara dhe të rrënuara, sot janë kthyer në dy pole vitale, kanë sjellë turizëm, kanë zhvilluar edhe ekonominë lokale.

“Piramida është një nga ndërtesat më të kobshme që ka pasur ndonjëherë ky vend, një hapësirë që u krijua si mazoleum për diktatorin, pastaj përmblodhi gjithë historinë e tranzicionit tonë, nga disko, në seli të NATO-s, në tragjikomedinë e Teatrit të Saliut në vakt, ku vetëm teatër nuk u prodhua kurrë, përveç teatrit të politikës. Kurse sot po kthehet në Qendrën më të madhe të Teknologjisë dhe Inovacionit në rajonin tonë, për të gjithë fëmijët edhe të rinjtë e Tiranës,” deklaroi Veliaj.

Veliaj përmendi edhe stadiumin Arena Kombëtare, i cili sot është kthyer në një nga stadiumet më të bukura në Europë, Sheshin Italia, Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës dhe Amfiteatrin, që po ashtu nga disa hapësira të degraduara, sot janë kthyer në hapësira funksionale. “Arena Kombëtare, e cila nisi me largpamësinë e Kryeministrit Edi Rama, dhe sot është kthyer një nga stadiumet më të bukura në Europë: nga një ngrehinë me gomisteri, lavazho dhe servise vajrash për makinat, në një zonë ku gjallëron jeta ditën edhe natën, ku ka turizëm, ku zhvillohet ekonomia, ku ka një investim të madh e të rëndësishëm, siç është hoteli me 5 yje, ku ditëm të ruajmë fasadën e Bosios, e ta gërshetojmë me veprën moderne të Casamontit”, tha ai.

Por, simboli i të ardhmes së Tiranës, sipas Veliajt, është pikërisht Teatri i Ri. “Unë nuk jam kundër debatit, por jam kundër lajmeve të rreme, që pastaj shiten si fakte. Kjo administratë është votuar që të marrë disa vendime jo të lehta, por të duhura, përtej zhurmës së pakicës toksike dhe bllokuesve, duke parë drejt të ardhmes, për atë që do të jetë Teatri më i bukur në Ballkan, i ndërtuar me para publike, në tokë publike dhe i denjë për një metropol dhe ambicien që ne kemi për Tiranën, që të jetë kryeqendra e rajonit,” nënvizoi ai.

Bulevardi i Ri, shtoi Veliaj, është një tjetër shembull i Tiranës së të nesërmes. “Është shumë e rëndësishme ajo që po ndodh në dy lagjet e reja, në Kombinat dhe te Bregu i Lumit, te “5 Maji”. Dy lagje që janë konceptuar me qytetin 15 minutësh, dy lagje që vërtet u dëmtuan prej tërmetit, por sot po rilindin shumë herë më të forta, shumë herë më të bukura dhe shumë herë më moderne sesa ato ndërtesa që prishi tërmeti. Edhe aty pari bllokime pa fund, por për ata që janë futur, ose i kanë vizituar ato shtëpi, po e kuptojnë se po lind Tirana e shekullit të ri, me sistemin policentrik dhe me lagje që do të jenë aty për 100 vitet e ardhshme të qytetit, si hapësira fantastike për ata që banojnë dhe që u desh të transferoheshin prej tërmetit, por edhe për ata të tjerët që do të shkojnë aty për vende të reja pune dhe për institucionet publike,” u shpreh Veliaj.

 

Next Post
VIDEO/ Me 321 pasagjerë në bord, avioni përfshihet nga flakët pak momente pas nisjes

VIDEO/ Me 321 pasagjerë në bord, avioni përfshihet nga flakët pak momente pas nisjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

July 9, 2026
“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

July 9, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

July 9, 2026
Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

July 9, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

July 9, 2026
Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

July 9, 2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

July 9, 2026
Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In