• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Lartë rishikon praktikën e arrestit me burg, Spahiu: Vendim historik, por jo zgjidhje përfundimtare

by E B
04/05/2026 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë vendosi rishikimin e praktikës gjyqësore të masës së arrestit me burg. Kolegjet e Bashkuara të gjyqtarëve qartësojnë se vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, pse duhet ‘arrest me burg’ në vend të një mase alternative. Sipas gjyqtarëve të lartë, duhet  të argumentohet me prova se pse duhet vazhduar një masë arrest me burg dhe jo e kundërta, si edhe rrezikshmëria e një personi të akuzuar që sjell automatikisht “arrestin me burg” nuk mund të caktohet vetëm nga vepra penale.

Por, për juristin Kreshnik Spahiu edhe pse ky është një vendim historik, sipas tij duhet të ishte marrë më herët, pasi burgjet shqiptare janë mbushur me të paraburgosur për vepra penale “ordinere”, siç i cilëson ai.  Spahiu thotë se ndërhyrja e Gjykatës së Lartë është e drejtë dhe do të përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit. Por sipas tij, ky vendim nuk është zgjidhje përfundimtare nëse Kuvendi nuk ndërhyn për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Duhet të ishte bërë më herët kur burgjet shqiptare ishin të mbushur plot me të paraburgosur për vepra ordinere, shpesh herë edhe kundërvajtje, mijëra shqiptarë presin në paraburgim për vite me radhe për shkak të vonesave në proceset gjyqësore, mosrespektimit të aftëve. Jo vetëm Gjykata e Lartë, por edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte reaguar më shpejt. Vjen nga sensibilizimi politik dhe ndonëse ndërhyrja është e drejtë, rekomandimet janë ligjore, hapja e një praktike nga Gjykata e Lartë do përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit, kjo e nuk e zgjidh përfundimisht. Duhet ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, Gjykata e Lartë ka dhënë rekomandime për mënyrën e praktikës dhe arsyetimit që duhet të japin gjykatat apo kërkesat që duhet bëjnë prokurorët për dhënien e masës më shtrënguese të arrestit me burg, por s’mund të ndryshojnë rrethanat. Është Kodi i Procedurës Penale që orienton procesion dhe detyron gjykatat për rastet në të cilat jepet arresti me burg. Reflektimi nuk mund të bëhet vetëm kur politika frikësohen nga arresti me burg. Sensibiliteti ndërkombëtar apo debati mediatik është hapur se janë rënduar masat e arrestit me burg për politikanët jo se burgjet ishin mbushur plot. Është ndërhyje e drejtpërdrejtë, jo në kohën duhur dhe s’do ta përmirësojë procesin penal dhënien e masave të arrestit”, thekson Spahiu në Report Tv.

Spahiu kritikoi masat e ashpra të arrestit, duke thënë se nuk sjellin asgjë. Juristi thekson se masat represive mund të kthehen në boomerang nëse personat e arrestuar marrin pafajësi nga gjykata.

“Realiteti në Shqipëri tregon paradoks, sa më shumë janë arrestuar aq më shumë është thelluar korrupsioni. Kuptoj që ka njerëz të etur për arrestime dhe sekuestrime për shkak të zhgënjimit nga keqqeverisja, kjo mund të përmbushë vetëm një hakmarrje ndaj disa individëve, por sot nuk ka zgjidhur gjë. Nuk ka ulje të nivelit të korrupsionit pas arrestimit të disa politikanëve. Korrupsioni është më i thellë se inkriminimi i disa individëve, kur korruptohet i gjithë sistemit tenton të bëjë pis të gjithë ambientin. Masat represive janë parapake, mund të kthehen në boomerang nëse personat e arrestuar marrin pafajësi. Kur të vijë marrja e vendimit mund të kthehet në boomerang. Realiteti shqiptar duhet të ketë edhe një qasje tjetër të problematikave që po ndeshim, sa më shumë arrestime, sa më shumë korrupsion. Vështirë se masa represive të arrestit sjellin ndryshim. Ndëshkueshmëria është gjë tjetër, arrestimi gjë tjetër”, tha Spahiu.

Next Post
Pasagjer në aksident? Avokatja: Ke të drejtë dëmshpërblimi financiar, ja informacionet që duhet të dini!

Pasagjer në aksident? Avokatja: Ke të drejtë dëmshpërblimi financiar, ja informacionet që duhet të dini!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com