• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përplasje SHBA-Iran në Hormuz, Trump kërcënon Teheranin pas shpërthimit në Portin e Emirateve të Bashkuara Arabe

by E S
04/05/2026 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit, e kthyer në fushëbetejën e konfliktit mes SHBA dhe Iranit.

Ushtria amerikane tha se dy luftanije me raketa kishin hyrë në gji duke thyer bllokadën iraniane dhe se dy anije tregtare kishin kaluar përmes ngushticës.

Sipas Komandës qendrore amerikane, forcat po mbështesin “projektin liria” të presidentit Trump, përmes së cilit synon të shoqërojë anijet tregtare të bllokuara në gji që prej nisjes së luftës.

Pala amerikane hedh poshtë pretendimin e Iranit se kishte kthyer mbrapsht një luftëanije të shba në Ngushtice dhe se dy raketa iraniane kishin goditur anijen pranë portit të Jask.

Një zyrtar i lartë i Teheranit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kishin qëlluar të shtëna paralajmëruese dhe se ishte e paqartë nëse anija ishte dëmtuar. Irani i quan gënjeshtra deklaratat e SHBA për kalimin e anijeve në Hormuz, me Gardën revolucionare që paralajmëron se çdo lëvizje kundër udhëzimeve të tyre do të përballet me rreziqe serioze.

Teksa rreziku i një përballje direkte mes SHBA dhe Iranit në ngushticë po rritet, pasojat i ndjejnë të parat vendet e Gjirit.

Një zjarr i madh shpërtheu në Fujairah, një port i rëndësishëm i naftës në emirate e bashkuara arabe, pas goditjes me një dron iranian, siç bënë me dije zyrtarët. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Zyra e Medias e Qeverisë së Fujairah thotë se ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Raporti për sulmin erdhi në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se kishte interceptuar tre raketa të lëshuara nga Irani. Ndërkohë një sulm i dyshuar duket se ka goditur edhe një anije mallrash nga Koreja e Jugut e ankoruar në ngushticë.

Sipas mediave amerikane, forcat amerikane janë autorizuar të godasin motoskafet e Gardës Revolucionare Iraniane në rast nevoje, ndërsa Irani ka paralajmëruar se ka skenarë të tjerë që mund të aktivizojë.

Në këtë kontekst, Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News paralajmëroi qartë Teheranin: “Irani do të shkatërrohet nëse sulmon anijet amerikane.”

Deklarata e Trump vjen ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta, dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit.

Next Post

Më shumë se sa ligji, problem janë vetë gjykatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com