• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha s’ka asnjë shpresë për të sjellë partinë në pushtet”, Alesia Balliu: Po e mban PD me dhunë, duke e trajtuar si pronë private

by E B
04/05/2026 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alesia Balliu akuzon Sali Berishën se po pengon garën brenda Partisë Demokratike nga frika e konkurrencës, ndërsa e cilëson drejtimin e tij si një proces që po dëmton jo vetëm demokratët, por edhe gjithë vendin dhe mbi të gjitha po i jep Edi Ramës garancinë e fitores në zgjedhjet e rradhës.

E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, ish-kandidatja për kreun e PD mbështeti gjithashtu padinë e ngritur në gjykatë nga Mereme Sela për përjashtimin nga gara, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë. Sipas saj, kandidatët për kreun e PD nuk kanë kërkuar favore, por një proces të ndershëm dhe konkurrencë reale brenda partisë. Ajo e akuzoi Berishën se sulmon dhe shpif ndaj zërave ndryshe brenda partisë për shkak të frikës nga gara.

“Nëse gjykatat nuk janë të komanduara nga Rama, duhet të japin një vendim të drejtë që është pro demokratëve dhe anëtarëve që kanë votuar për statutin e PD-së në kuvendin e 2021. Kërkesa e Mereme Selës është shumë e drejtë. Duhej çuar çështja në gjykatë. E respektoj vendimin e saj. Nuk po kërkojmë favore, po kërkonim garën dhe jo ofiqin, po kërkonim meritokracinë dhe tu jepnim demokratëve një alternativë që PD të jetë e fortë, pro ndërkmbëtarëve dhe pro drejtësisë. Sali Berisha nuk ka asnjë shpresë për të sjellë PD në pushtet. Shikoni si po e drejton sot PD-në, ashtu nuk duan shqiptarët një të ardhme të tillë. Duke shpifur për anëtarë të PD-së që kanë bërë kauza, sepse ke frikë nga gara dhe mendimi ndryshe, Sali Berisha është frikacak. PD ka nevojë për një vizion të ri, për riformatim dhe mos të përdoret si mburojë për shkak të problemeve tëa tij me drejtësinë. Ka nevojë që kjo parti të mos përdoret për interesat personale të tij dhe familjes së tij, ka nevojë t’i përkasë demokratëve. Sot Sali Berisha është tradhëtar i kombit shqiptar. Ai s’ka tradhëtuar vetëm demokratët por edhe interesat kombëtare. Ai vë para çdo gjëje interesin e tij personal. Dëmi që sot Berisha po bën nuk ua bën vetëm demokratëve, por të gjithë shqiptarëve. Duke mbajtur me dhunë PD-në , duke e trajtuar si pronë private, po shuan shpresën e të gjithë shqiptarëve dhe po i jep garancinë Edi Ramës që të fitojë zgjedhjet e rradhës” tha Balliu.

Next Post
Irani sulmon me dronë edhe pikat strategjike në Oman

Irani sulmon me dronë edhe pikat strategjike në Oman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com