• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që sot kërkojnë qeveri teknike apo pushtet në tavolinë, dje s’bën asgjë për Tiranën

by Java News
04/04/2017 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë një vizite në kantierin e punës për ndërtimin e shkollës “Hoxha Tahsim”, e cila pritet të jetë gati në shtator, Veliaj ka theksuar se fokusi duhet të jetë te puna pasi ata që kërkojnë qeveri teknike, nuk bënë gjë për Tiranën.

“Për të gjithë ata që sot kërkojnë qeveri teknike apo pushtet në tavolinë duhet të kujtojnë që deri dje e kishin Tiranën, mund t’i kishin bërë të gjithë këto shkolla, të gjitha këto punë. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mos humbasim më kohë, mos merremi më me llogje dhe me fjalë, të fokusohemi te puna. Kush sot angazhohet në jetë publike e ka pas edhe shansin të tregojë çfarë pune di të bëjë. Ndaj unë besoj se njerëzit gjithmonë e më shumë, edhe në datën 18 qershor, por edhe në bisedat e përgjithshme, po vlerësojnë më shumë punën, një qeveri dhe një bashki që është e fokusuar te puna, sesa llogjet, çadrat edhe fjalët që s’kanë fund e as bereqet”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në kantierin e punës për ndërtimin e shkollës dhe shprehu besimin se me këtë ritëm do të mbahet premtimi për ta hapur në Shtator.

“Jam entuziast sepse ky do të jetë një Shtator si asnjë Shtator tjetër në Tiranë. Pas shkollës në Kombinat që inspektuam dje, kjo është shkolla e dytë që ka ecur me ritme të jashtëzakonshme pune. Mbaj mend se para pak muajsh, sapo kishim hapur themelet dhe po diskutonim mënyrën si do të ndërtonim 20 shkolla të reja në Tiranë. Sot jemi në fazën kur po përfundojmë dy shkollat e para nga 20 të tilla. Mezi pres që gjatë verës, kur nxënësit të kthehen nga pushimet, ta gjejnë shkollën gati”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj.

Ai theksoi se shkolla e re vjen me një trefishim të kapaciteteve të saj, duke synuar të ndikojë ndjeshëm në uljen e numrit të shkollave që japin mësim me dy turne.

“Më vjen mirë që për herë të parë shkolla, jo vetëm shtohet dhe trefishohet si hapësirë, por i shtohen terrenet sportive; njëri do të jetë i hapur, këtu ku jemi ne, në oborrin e shkollës, kurse terreni i dytë do të jetë një palestër ultra-moderne, për t’u siguruar që shkolla është gjithashtu, edhe një qendër komunitare. Siç e shikoni shkolla është në zemër të banesave të lagjes në rrugën “Hoxha Tahsim”. Do të thotë se banorët mund ta frekuentojnë atë mbas orëve të mësimit, me fëmijët e tyre”, shtoi Veliaj, duke shtuar se krahas saj, në këtë zonë po rikonstruktohet totalisht edhe “Shkolla e Kuqe”.

Veliaj theksoi se krahas infrastrukturës arsimore, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, të mundësohet që në këtë shkollë të ketë edhe mësues shumë të mirë, për të garantuar që cilësia e mësimdhënies i përgjigjet cilësisë së infrastrukturës.

“Bashkë me Drejtorinë Arsimore, në të gjitha shkollat e reja do të sjellim mësuesit më të mirë. Ndaj, sigurohemi që jo vetëm të ndajmë në mënyrë të njëtrajtshme investimet, por të shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtshme të gjithë mësuesit, që cilësia të jetë e mirë kudo dhe të mos kemi diferencime të shkollave”, tha Veliaj.

Në bazë të projektit, shkolla e vjetër 9 vjeçare “Hoxha Tahsim” po rindërtohet me ambiente të dyfishuara. Shkolla e re do të ketë 4 kate me të gjitha ambientet e domosdoshme mësimore, si laboratorë dhe palestra me standarde. Gjithashtu, shkolla do të ketë edhe një terren sportiv të jashtëm. Në total ajo ka një kapacitet të përgjithshëm rreth 1 mijë nxënës.

ma.me
Next Post
Pse Veriu mbetet ‘parajsa’ kosovare e kontrabandës së naftës

MONOPOLET/ Kuvendi kërkon hetim në tregun e naftës dhe atë bankar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In