• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

by A. Q
09/10/2026 17:06
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Volodymyr Zelensky ashpërsoi tonet kundrejt Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar se nuk po e ndihmonin Ukrainën.

Deklarata erdhi pas bombardimeve të rënda të Rusisë në qytetin e Kramatorskut, ku mbi 30 persona humbën jetën pas shënjestrimit të dy autobusëve civilë, dhe në lindje të Kievit, ku u vranë të paktën 22 vetë pas goditjes së një pallati.

Sipas Zelenskit, rreth 78 vetë kishin humbur jetën dhe rreth 215 të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë valës masive të sulmeve me dronë e raketa dy ditët e fundit, përfshirë edhe 3 viktimat e shënuara në sulme të reja në Dnipropetrovsk dhe Ivano-Frankivsk.

Presidenti ukrainas kritikoi përpjekjet e Uashingtonit për të vendosur lidhje ekonomike me Moskën, ndërsa i bëri thirrje SHBA-së të pranojë kërkesën e Kievit për të zgjeruar qasjen ndaj shërbimit satelitor Starlink. Kjo, sipas Zelenskit, do të ndihmonte Ukrainën të godiste raketahedhëset ruse.

“Po ku është e vërteta këtu? Ku është ndershmëria? Ku është ngërçi? … Kjo quhet mungesë vullneti. Nuk mundesh, nga njëra anë, të negociosh me rusët për projekte të ardhshme ekonomike dhe, nga ana tjetër, të thuash se ndodhemi në një lloj ngërçi diplomatik. Hapeni Starlink-un për Ukrainën. Ju e hapët kur po reagonit ndaj Iranit… Unë e kam thënë hapur: na e vini në dispozicion, na ndihmoni të mbrojmë hapësirën tonë ajrore dhe të vendosim epërsinë atje. Atëherë Putini do të ulet në tryezën e negociatave.”

Sipas Reuters, zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë, përfshirë të dërguarin e posaçëm të SHBA-së në negociatat Rusi-Ukrainë, Jared Kushner, kanë zhvilluar bisedime lidhur me përfshirjen e një investitori amerikan në projektin e gazsjellësve Nord Stream, përmes të cilëve gazi rus transportohej drejt Gjermanisë përpara se Moska të niste luftën në Ukrainë.

Zelensky bëri të ditur se negociatorët ukrainas do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të premten dhe të shtunën për të zhvilluar bisedime. Ai i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, të shtojë presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve.

Next Post
Protestat në Francë, OKB: Po ndjekim me shqetësim incidentet -

Protestat në Francë, OKB: Po ndjekim me shqetësim incidentet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com