• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

MONOPOLET/ Kuvendi kërkon hetim në tregun e naftës dhe atë bankar

by Java News
04/04/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu bankar dhe i karburanteve do të jenë objekt i hetimit të Autoritetit të Konkurrencës për këtë vit. Kërkesa për hetim i këtyre tregjeve u bë dje nga deputetët e maxhorancës në seancën e prezantimit të raportit vjetor të Autoritetit të Konkurrencës. Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, shpjegoi në Komisionin e Ekonomisë se në 2016-n te karburantet konkurrenca e dobët erdhi për shkak të cilësisë dhe sigurisë së tregut.

Ndërsa hetimi i përgjithshëm për bankat në 2016-n konstatoi kushtet e një situate monopoli, por Konkurrenca nuk ka marrë ende vendim.

“Problematika në cilësinë e karburanteve dhe të sigurisë së peshëmatjes ka bërë që konkurrenca mes firmave të jetë e dobët. Kurse çmimi i shitjes së nivelit me pakicë është më pak dominues sesa niveli i shitjes me shumicë, duke mos reflektuar çmimin e blerjes. Në lidhje me hetimin e përgjithshëm në sektorin bankar, ka rezultuar se konkurrenca në sektorin bankar është në kushtet e konkurrencës monopolistike, por Komisioni i Konkurrencës është në proces konsultimi dhe nuk është shprehur ende me vendim”, u shpreh Bushati.

Për shkak të kësaj situate, Komisioni i Ekonomisë i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës që për këtë vit të vazhdohen hetimet në tregjet e karburanteve dhe tregut bankar, me qëllim përmirësimin e konkurrencës.

“Rekomandojmë për vitin 2017 të vazhdojë monitorimi i tregjeve të karburanteve, për të siguruar që sjellja e sipërmarrjeve në këtë treg nuk bie ndesh me ligjin e konkurrencës. Të adresohen rekomandimet e nevojshme në lidhje me hetimin e përgjithshëm në sektorin bankar për përmirësimin e mjedisit konkurrues”, u shpreh deputeti Bushati. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi, tha se janë zhvilluar hetime për 7 tregje, por që nga këto hetime nuk ka rezultuar situatë monopoli.

“Në vitin 2016 monitoruam tregun bankar, sigurimet, farmaceutikën, tenderat për sinjalistikën rrugore, duhanin për eksport, përpunimin e qumështit dhe furnizimin me karburant të Aeroportit të Rinasit.

Nga një këndvështrim institucional, fundi i vitit 2016 përkon me zgjedhjen time nga ana e Kuvendit si kryetare e re e Autoritetit të Konkurrencës. Për këtë qëllim, në axhendën e Autoritetit për vitin 2017 janë përfshirë një sërë objektivash për të rritur kapacitetin analizues dhe penalizues të tregjeve”, u shpreh Latifi.

ma.me

Next Post
Fox Sports i kushton dokumentar për Rashicën

Fox Sports i kushton dokumentar për Rashicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

October 9, 2026
Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com