• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

by A. Q
09/10/2026 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi ka komentuar reagimin e Jared Kushner lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, Çupi theksoi se projekti nuk dëmton natyrën dhe se investimi parashikohet të arrijë në 4 miliardë euro.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të forconte praninë dhe ndikimin amerikan në Shqipëri. Analisti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve dhe mbështetjen e SHBA-së për investimet amerikane në vend.

“Është mirë që të shikojmë diçka përtej asaj që ka shkuar. Ajo është një tokë e cila është private dhe nuk është shtetërore. Është një investim shumë i mirë dhe që i shërben të ardhmes dhe nuk dëmton natyrën.

Të gjitha këto janë thënë. Problemi është që ne duhet të kuptojmë, që Kushner është një person shumë i rëndësishëm në administratën Trump. Kushner e ka të domosdoshme që të mbrojë Amerikën në raport me Shqipërinë. SHBA është një aleat i vendosur që në Shqipëri të ketë investime amerikane. Bëhet fjalë për një investim pre 4 miliardë euro.

Nuk duan që të lejojnë këtë investim. Sepse investimi amerikan do të thotë influencë amerikane dhe mbrojtje amerikane. Shqipëria ka aleatë të pakomprometueshëm. Janë raporte klasike, parimore dhe shtetërore. Kushner shpall edhe që raportet me shtetin shqiptar janë krejtësisht qelibar për krijuar raporte”, tha analisti.

Next Post
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

"Synojmë më shumë investime"- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com