Një lajm tragjik vjen nga qyteti i Durrësit këtë mëngjes, teksa policia raporton për vdekjen e një fëmije. Nëna e viktimës, 18-vjecarja Vojsava, duke folur për mediat thotë se është e pastrehë dhe e papunë.
Ajo është dëbuar nga shtëpia, nga bashkëshorti i saj. Shkak është bërë lindja e vajzës.
Policia raporton se nënë e bijë i përkasin komunitetit rom, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Urën e Dajlanit. Foshnja kishte ngrirë nga i ftohti.