• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e turistit rus, Totozani: Mund të parandalohej nga autoritetet

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën një turist rus, pasi i kaloi sipër një skaf.

Totozani, shpreh dhimbjen dhe trishtimin më të thellë për humbjen e jetës së 43-vjeçarit Denis Kaiumov, nga një motor uji, fare pranë bregut në Himarë.

Totozani shprehet me shqetësim për këtë ngjarje të rëndë, që sipas tij mund të parandalohej nëse autoritetet shtetërore, ato vendore dhe qendrore do të zbatonin ligjin, duke vendosur zonat e limituara për lundrimin me motor uji, por edhe zbatimin e shpejtësisë së tyre në raport me distancën nga bregu.

“Kjo tragjedi, për familjen ruse që erdhi në Shqipëri me pushime, mbetet një kërcënim prezent dhe i përditshëm për çdo pushues shqiptar apo të huaj në bregdetin tonë, gjë që shtron në mënyrë urgjente kërkesën për zbatimin e ligjit në përdorimin e motorëve të ujit, gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese, që janë bërë pjesë e biznesit të argëtimit. Autoritetet vendore duhet të ushtrojnë kompetencat e tyre dhe pas dhënies së licencave për këto biznese duhet të ushtrojnë edhe kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave të sigurisë”, deklaron Totozani.

Avokati i Popullit i konsideron të panevojshme replikat mes institucioneve lidhur me përgjegjësinë për të garantuar siguri për pushuesit dhe çdo qytetar tjetër në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Këto replika nuk vlejnë përpara humbjes së jetëve njerëzore. Ngjarje të tilla shprehet, pas hetimit nga ana e organeve kompetente, duhet të zbardhin jo vetëm vrasësin, i cili drejtonte motorin e ujit, por edhe përgjegjësit në institucionet zyrtare, të cilët me neglizhencën e tyre lejuan që një tragjedi e tillë të ndodhte”, deklaron Totozani.

Avokati i Popullit iu bën thirrje autoriteteve shtetërore për ndërhyrje të menjëhershme në këtë situatë kaotike të mjeteve lundruese buzë bregut të detit të mbushur me pushues, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tjera.

 

Next Post

Sulm me thikë në Londër, 1 e vdekur 5 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com