Serbia shkon në zgjedhje, por çfarë ato do të sjellin për popullin serb?
Nga Eljanos Kasaj*
Beograd, Serbi — Mbrëmjen e 27 shtatorit, Presidenti serb dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (Српска напредна странка) në pushtet, Aleksandar Vuçiç, njoftoi dorëheqjen e tij të parakohshme dhe të parevokueshme prej postit të tij shtetëror. Në fjalimin e tij, ai falënderoi gjithashtu qytetarët për mbështetjen e tyre dhe vuri në dukje se gjatë kësaj periudhe kishte pasur shumë momente të vështira, që nga pandemia, tragjedia e Novi Sadit e deri te konflikti aktual ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës.
Largimi i zotit Vuçiç nga posti i Presidentit vjen pothuajse një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për më 25 tetor.
Nëse do të arrihet që të sigurohet fitorja e Partia Progresive Serbe, zoti Vuçiç mund të bëhet potencialisht Kryeministër i Serbisë (një post që e ka mbajtur tashmë nga viti 2014 deri në 2017, gjatë presidencës së Tomisllav Nikoliç). Në të kundërt, ai dhe partia e tij mund që të pësojnë të njëjtin fat si Partia Fidesz e ish-Kryeministrit konservator hungarez Orban Viktor, duke u kthyer në një grup parlamentar opozitar në një Skupshtina (Скупштина, Parlamenti i Serbisë) të dominuar me super-maxhoritet prej opozitës.
Zoti Vuçiç duket se e ka kuptuar riskun, prandaj duket dhe se ka vendosur që të shkoj në zgjedhjet parlamentare në krye të një blloku qeveritar të quajtur “Serbia e Bashkuar“, i cili, përveç Partisë Progresive Serbe, përfshin edhe parti të vogla të qendrës dhe të së majtës.
Ndërkohë opozita — e dominuar prej Lëvizjes Studentore dhe aktivistëve nga qarqet studentore-akademike — ka arritur gjithashtu që të hyj në zgjedhjet parlamentare me platformën e tyre civilo-politike “Lista Studentore – Studentët Fitojnë“, e cila synon që ti japi fund qeverisjes prej me shumë se një dekade të Partisë Progresive Serbe të zotit Vuçiç.
Në programin e tyre politik “Lista Studentore“, ka premtuar që të nisë një proces të gjerë kundër korrupsionit, të reformojë sistemin gjyqësor, arsimin dhe shëndetësinë, si dhe të përmirësojë kushtet e punës në Serbi.
Më 15 shtator, Komisioni Republikan Zgjedhor e regjistroi zyrtarisht “Listën Studentore” në listën e forcave politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Kështu, pasi gati dy vitesh protestash masive, studentët dhe shoqëria civile serbe është duke sfiduar zyrtarisht zotin Vuçiç edhe në listat zgjedhore, përveçse në rrugë me protestat anti-qeveritare — duke e përballuar atë me sfidën e sfidën më të madhe politike të karierës së tij politike.
Dilema kushtetuese
Serbia është një republikë parlamentare-presidenciale, ku ndonëse pushteti ekzekutiv i përket kryeministrit, është Presidenti ai që e përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq Presidenti zgjidhet përmes votimit të drejtpërdrejtë popullor për një mandat pesëvjeçar, por jo më shumë se dy herë.
Ndërprerja ose mospërfundimi i mandatit presidencial prej personit të zgjedhur në atë post, ngre një pytje fort të debatuar kohëet e fundit në qarqet intelektuale dhe gazetareske në Serbi: a ka mundësi që ky person të ketë të drejtën e rizgjedhjes për herë të tretë në pozicionin e Presidentit të vendit?
Shumë kritikë të opozitës, sygjerojnë se është pikërisht ajo që ish-Presidenti Vuçiç po përpiqet që të bëj — duke përdorur të njejtën metod tandemokratike, ashtu si Vladimir Putin dhe Dmitri Medvedev në Rusi, gjatë viteve 2008-2012.
Kjo do të thotë se pavarësisht se kush do të zgjidhet President — nëse blloku “Serbia e Bashkuar”do të arrij që të triumfoj në zgjedhjet parlamentare — pushteti do të vijoj që të mbetet i përqëndruar tek elitat politike të Partisë Progresive Serbe (dhe rrjedhimisht tek zoti Vuçiç), deri në momentin kur konditat kushtetuese do të jenë përgatitur për të iskenuar mundësisht një ri-zgjedhje të tij në postin e Presidentit, ashtu si Vladimir Putin në vitin 2012.
Pikërisht, kjo duket që të jetë dhe një nga skenarët politik që opozita studentore po kërkon që ta parandaloj me çdo kusht që të përsëritet në Serbi.
Projektimet e Sondazheve
Aktualisht shumë sondazhe te opinionit publik janë duke u kryer në Serbi, prej organizatave, universiteteve dhe qendrave studimore serbe, si dhe atyre ndërkombëtare — por, rezultaet e tyre, paraqiten (në mënyre jo-surprizuese) fort kontrafiktore me njëra-tjetrën:
Sipas sondazhit të kryer nga “Faktor Plus” (të kryer nga 16 deri më 20 shtator), blloku “Serbia e Bashkuar” mund të sigurojë potencialisht 48,6% të votave, ndërsa “Lista Studentore” mund të marrë 37,1%.
Ndërkohë, në një sondazh të përbashkët të realizuar gjatë muajit korrik nga Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Llogaridhënie (Center for Research, Transparency, and Accountability) dhe Universiteti i Stanfordit (në Shtetet e Bashkuara), opozita kishte një mbështetje prej 44,9%, ndërsa Partia Progresive Serbe dhe aleatët e saj kishin 35,7%.
Ndërkohë, sipas tregjeve të decentralizuara të parashikimeve në kohë reale në Polymarket, në fund të shtatorit 2026, tregtuesit vlerësojnë se ekziston një gjasë e nënkuptuar prej rreth 64,5% që lista e bllokut të “Serbisë së Bashkuar” të fitojë më shumë mandate, ndërsa “Lista e Studentëve” qëndron në nivelin 34%.
Këto shifra, pavarësisht se tregojnë realitete të ndryshme politike — bazuar sidomos në target-grupin ku sondazhi është realizuar — nxjerrin gjithashtu në pah polarizimin e madh politik të shoqërisë serbe, i cili duket në shumë aspekte i ngjashëm me atë të shoqërive hungareze, polake dhe bullgare: rinia (sidomos ajo urbane) është mbështetëse e tranzicionit qeveritar dhe forcave të reja politike, ndërsa moshat e vjetra dhe popullsia e zonave rurale është simpatizante/suportuese besnike e qeverisë (Partisë) në pushtet, duke besuar se pasja e pushtetit të aparatit qeveritarë duhet të sjell rrjedhimisht dhe fitoren në zgjedhje.
Përfundime
Për nga rëndësia e tyre, zgjedhjet parlamentare serbe të tetorit, mund të thuhet se janë po aq të rëndësishme sa ato hungareze dhe gjermane, ku fitorja e opozitës studentore, mund që të sjell një revolucion politik të gjashëm me atë të Partisë Tisza në Hungari ose Alternativës për Gjermaninë në landin e Saksonisë (Freistaat Sachsen).
Njëkohësisht, ajo mund të prodhoj një efekt politik jehonë, i cili mund që të përhapet edhe në vendet e tjera ballkanike — si Shqipëria dhe Maqedonia — të cilat kanë të njëjtën situatë socio-politike si Serbia.
Kështu, nuk do të qe çudi që gjatë kësaj periudhe parazgjedhore, të shikonim përfshirjen direkte dhe indirekte të këtyre fqinjëve ballkanik, por dhe faktorëve tradicional ndërkombëtarë (Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara) në zgjedhjet e Serbisë.
Teksa atmosfera politike në Serbi është duke u polarizuar dhe tensionuar çdo ditë e më shumë — me forcat politike duke akuzuar njëra-tjetrën për shitjen e interesit kombëtarë (studentët akuzohen për shitjen e Kosovës tek Perëndimi, ndërsa qeveria akuzohet për shitjen e vendit tek Kina dhe Rusia) — është e qartë se kë zgjedhje do të jenë të ngjashëme ndoshta vetëm me ato të vitit 2000, të cilat larguan nga pushteti Presidentit autoritar Sllobodan Millosheviç.
Ndërkohë për shumë qytetarë serb, këto zgjedhje, më shumë se sa thjesht mundësi për të zgjedhur një qeveri të re në krye të vendit, i përngjasin gjithashtu një referendumi kombëtar për fatet e vendit: nëse Serbia do të vijoj procesin e integrimit politiko-ekonomik me Perëndimin (Bashkimin Evropian) apo do të hyjë në një stanjacion politik të ngajshëm me atë të Gjeorgjisë, gjë që do ta kthente vendin në një avanpost ekonomik të Rusisë, Kinës ose Izraelit në Evropë.
Por, mund të jemi të sigurt se pavarësisht përfundmit, do të jetë populli serb (dhe sidomos rinia serbe) ai që do të thotë dhe fjalën e fundit në këto zgjedhje.
*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni











