Nga Klementin Mile
Kush duhet të turpërohet?
“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem.”
Eli Fara nuk e mohoi videon, as nuk e justifikoi. Ajo refuzoi vetëm një gjë: turpin.
Për ta kuptuar, duhet pyetur se nga vjen turpi.
Sipas Sartrit, turpi nuk lind nga gjëja që bëjmë, por nga gjëja që na shohin duke bërë.
Kur e shoh veten përmes syrit të tjetrit, pushoj së qeni vetëm njeriu që jam dhe bëhem njeriu që tjetri mendon se pa.
Një video intime e çon këtë mekanizëm në absurd: jo një sy, por mijëra sy, dhe secili me të drejtën e vet të imagjinuar.
Por shikimi nuk mbetet kurrë vetëm shikim.
Fuko do të thoshte se ai kthehet në gjykim.
Nuk është se publiku vetëm sheh; por klasifikon, komenton, dënon.
Dhe gjërat përmbysen padrejtësisht: personit të cenuar i kërkojnë të shpjegohet, ndërsa ata që hynë pa leje në dhomën e tij nuk i shpjegojnë askujt asgjë.
Kjo nuk ndodh rastësisht. Turpi shkon gjithmonë te personi që e ka më të vështirë ta refuzojë.
Termi ‘spektakël’ vjen nga latinishtja spectaculum, nga spectare, ‘të shikosh’. Spektakli, pra, nuk është gjëja që ndodh, por gjëja që shihet.
Hana Arent e kishte kuptuar që kur sfera private shndërrohet në spektakël publik, atëherë humbet dallimi themelor mes çka i përket personit dhe çka i përket botës.
Eli Fara e rivendosi këtë dallim me një fjali të vetme.
Megjithatë, turpi nuk zhduket kur refuzohet. Ai kërkon adresë.
E nëse nuk i përket asaj që u filmua, i bie t’u përkasë atyre që e hapën, që e kërkuan dhe që e dërguan më tej.
Eli Fara nuk e fshiu turpin. Ajo e ktheu mbrapsht.












Në shqip, ekziston termi “FAQEZI”.
Në këtë rast, përveç turpit, që po shitet si NDER E LAVDI, këtë FAQEN E ZEZË, të cipës së plasur, ky popull, nuk ta fal, dhe ta numëron me të drejtë, duke të etiketuar me gjithfare fjalësh, që më modestja, për këto sevaplijesh, do të ishte “teknike semafori”….