• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unaza e Re”, ndërhyn Meta: Dialog për të arritur një zgjidhje të drejtë

by A R
14/11/2018 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas protestës së banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

Përmes një njoftimi zyrtar, Meta bën thirrje për dialog mes palëve ndërsa kërkon një zgjidhje të drejtë.

Ditën e sotme, protestuesit u takuan për herë të dytë me Lulzim Bashën ndërsa janë mbështetur në vijimësi nga deputetë të PD dhe LSI.

REAGIMI I PRESIDENTIT:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.

Next Post
Këshilli bashkiak voton sot për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, PD bojkoton…

Pas Kuvendit, opozita bojkoton edhe Këshillin Bashkiak të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Mbrojtjes Civile zbret në Kakavijë dhe shpërndahen ushqime për qytetarët

Greva e grekëve prek qarkullimin, të hënën ndërpritet për disa orë lëvizja në Kakavijë

July 25, 2026
VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

July 25, 2026
Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

July 25, 2026
Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

July 25, 2026
Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

July 25, 2026
Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Administrata, e keqja më e madhe e PS”, Leka: Rama do bëjë ndryshime në Qeveri

July 25, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Besa kërkon besim, jo paraburgim

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In