• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

by A. Q
09/10/2026 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur zyrtarisht hapat e përbashkët për përgatitjen e kandidaturës së zonës së Prespës për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Nisma u konfirmua nga ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas një takimi të zhvilluar në bashkinë e Prespës në Greqi me homologët e tij rajonalë.

Në fjalën e tij, ministri Gonxhja theksoi rëndësinë e këtij takimi duke theksuar se “jemi sot në bashkinë e Prespës në Greqi, së bashku me homologët Mendoni nga Greqia, ministre e Kulturës, Sulejmani nga Maqedonia e Veriut, ministër i Kulturës dhe Turizmit, për të nisur një proces të përbashkët: përgatitjen e kandidaturës së këtij rajoni për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.”

Sipas tij, ky rajon mbart një potencial të jashtëzakonshëm natyror e kulturor që kërkon mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Prespa na bashkon përmes natyrës, historisë dhe kulturës së saj. Duam ta mbrojmë këtë pasuri dhe të krijojmë më shumë mundësi për komunitetet që jetojnë këtu dhe më shumë turizëm të qëndrueshëm,” nënvizoi ai.

Për realizimin e këtij procesi kompleks, është siguruar edhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, ku ministri bëri me dije se “Bashkimi Evropian do të vërë në dispozicion 2 milionë euro për hartimin e studimit të fizibilitetit për këtë kandidaturë trishtetërore.”

Sa i përket punës së bërë në territorin shqiptar, Gonxhja solli në vëmendje investimet konkrete që kanë rritur potencialin turistik e kulturor të zonës.

“Në pjesën shqiptare, restaurimi i pikturave murale në Kishën e Shën Marisë në Maligrad, ndriçimi i kishës dhe i shtegut, si edhe Shtëpia Muze e Sterjo Spasses në Gollomboç, kanë pasuruar ofertën kulturore dhe turistike të zonës,” u shpreh ai.

Gjithashtu, bashkëpunimi mes tre vendeve pritet të fuqizohet edhe nëpërmjet nismave të tjera rajonale me financim europian.

“Po kështu, projekti ACT4PRESPA, i financuar nga BE, bashkon institucione nga të tre vendet për konservimin, digjitalizimin dhe promovimin e vlerave të papërsëritshme të trashëgimisë së Prespës së Madhe e të Vogël,” nëntregoi ministri.

Në përmbyllje, ministri paraqiti vizionin e ardhshëm për integrimin kulturor dhe turistik të zonës ndërkufitare.

“Duam gjithashtu të zhvillojmë itinerare të përbashkëta turistike, misione kërkimore e ekspedita për njohjen dhe promovimin e Prespës dhe Ohrit, krahas shkëmbimeve artistike, sportive dhe rinore me fqinjët tanë”, shtoi ai.

Next Post
Cilat vende evropiane po fitojnë garën e financimit të teknologjisë? -

Cilat vende evropiane po fitojnë garën e financimit të teknologjisë? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com