Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës, në pronësi të një shqiptari.
Sipas policisë greke, shpërthimi ka ndodhur në një lokal bar kafe rreth orës 04.00 të mëngjesit.
Dëshmitarë okularë thanë se ishin dy persona që vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e jashtme të lokalit dhe në vazhdim u larguan me një motoçikletë.
Godina pësoi dëme të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e aktit, por besohet se është kryer për gjobvënie.










