• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

by A. Q
24/11/2026 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në Kosovë. Statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në mesin e këtij viti investimet shqiptare në Kosovë kishin vlerën e 678 milionë eurove.

Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i tretë më i madh në Kosovë, pas Gjermanisë dhe Zvicrës.

Megjithatë, investimet nga Kosova në Shqipëri tashmë kanë arritur një vlerë më të lartë, prej afërsisht 773 milionë eurosh. Me këtë shifër, Shqipëria është me diferencë të konsiderueshme destinacioni kryesor i investimeve jashtë vendit nga subjektet e Kosovës.

Investimet shqiptare në Kosovë janë të përqendruara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshmne, atë financiar dhe në industrinë nxjerrëse.

Në fakt, shifra e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës është ndjeshëm më e lartë se ajo e publikuar në statistikat e investimeve ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, që e vlerëson stokun e investimeve nga Kosova në vendin tonë në shifrën e 667 milionë eurove.

Megjithatë, pavarësisht kësaj mospërputhjeje në statistikat e publikuara nga dy bankat qendrore, tendenca e rritjes së investimeve nga Kosova në Shqipëri është e dukshme. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve nga Kosova është rritur me afërsisht tetë herë që nga viti 2020.

Ndryshe nga Banka Qendrore e Kosovës, Banka e Shqipërisë nuk publikon statistika të shpërndarjes së investimeve të huaja direkte njëkohësisht sipas shteteve dhe sipas sektorëve.

Megjithatë, vlerësohet se rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur me një zgjerim të suksesshëm të disa sipërmarrjeve të rëndësishme, sidomos në sektorin e tregtisë, por edhe në atë mediatik.

Në fillim të këtij viti, shoqëria Vertex Holding finalizoi blerjen e platformës së dytë më të madhe televizive me pagesë në Shqipëri, Tring. Vertex Holding zyrtarisht zotërohet nga shtetasi kosovar Valon Shala, drejtor i përgjithshëm dhe përfaqësues ligjor i Artmotion, operator i shërbimit të internetit dhe IPTV në Kosovë.

Megjithatë, besohet se personi në fjalë përfaqëson interesat e biznesmenit nga Kosova Blerim Devolli, që, ndonëse jo zyrtarisht, kontrollon edhe televizionin ABC News.

Blerim Devolli, nëpërmjet kompanisë së tij DE Holding, është i pranishëm në Shqipëri edhe me rrjetin e dyqaneve të produkteve shtëpiake, Commodita Home.

Në tetor 2025, shoqëria KAN shpk njoftoi blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëron të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.

KAN, nga ana e saj, zotëronte të drejtat e kësaj marke edhe për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi.

Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit (këtë vit, megjithatë, Scandinavian Living njoftoi shitjen e këtyre aktiviteteve te vetë grupi danez Jysk).

Në shtator 2025, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

FGA ka për objekt kryesor aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve, nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve të disa markave ndërkombëtare brenda territorit të Shqipërisë.

Shoqëria blerëse ALBI Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

ALBI Holding zotërohet prej disa sipërmarrësve individualë nga Kosova, anëtarë të familjes Humolli.

Në muajin korrik 2025, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Pronari i Viva Fresh, Xhevdet Rexhepi, hyri në Shqipëri në vitin 2024, me blerjen e kompanisë me shtrirje rajonale Studio Moderna (Top Shop).

Të tjerë investitorë të rëndësishëm nga Kosova janë të pranishëm në Shqipëri prej vitesh.

Bucaj International është kompania me kapital Kosovar që zotëron franchise për Shqipërinë të markave Burger King dhe Pizza Hut. Bucaj International është në pronësi të kompanisë kosovare Balkan Foods, e zotëruar nga biznesmeni Xhevat Jusufi.

Investitor i rëndësishëm, me kontroll të tërthortë të biznesit Kosovar, është edhe Mabco Construcions, kompania që kontrollon shoqërinë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Mabco Constructions zotërohet nga biznesmeni Kosovar Behgjet Pacolli. Edhe aksioneri tjetër në konsorcium, 2A Group, është kompani ndërtimi nga Kosova, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi.

Ndërkohë, besohet se individët dhe subjektet nga Kosova kanë një peshë të konsiderueshme edhe në blerjen e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare. Megjithatë, për këtë tregues nuk ekzistojnë statistika apo vlerësime të mirëfillta zyrtare. /Monitor/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E bujshme nga Lozana, CAS do konfirmojë sot Marokun si kampione e Afrikës!

E bujshme nga Lozana, CAS do konfirmojë sot Marokun si kampione e Afrikës!

November 24, 2026
NATO paralajmëron Rusinë për armët bërthamore në hapësirë, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë!

NATO paralajmëron Rusinë për armët bërthamore në hapësirë, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë!

November 24, 2026
“I jam drejtuar GJKKO-së për ndërhyrjen kirurgjikale”, Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për analizat mjekësore

Sot mbahet seanca për Veliajn në GJKKO, gjykata pritet të vendosë edhe për operacionin në Tiranë!

November 24, 2026
“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit

November 24, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

November 24, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Zhvlerësimi i euros, pas 23 vitesh apartamentet fillojnë të shiten në lekë! Çmimet shtrenjtohen indirekt, ja çfarë thonë ekspertët

November 24, 2026
Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat

Ikën shiu dhe vjen dielli, por ulen ndjeshëm temperaturat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

November 24, 2026
Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

November 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

November 24, 2026
“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In