• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shua një artist me “ A” të madhe!

by Përparim Kabo
14/08/2022 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Përparim Kabo

Një ditë do vinte, por brenga është e madhe…

Ikja është po aq borxh, sa edhe ardhja…, s’ka ardhje pa ikje dhe nuk ka ikje pa ardhje. Mes tyre është filmi i jetës; fëmijëria, ëndrrat, vështirësitë, lufta për të ndërtuar karrierën dhe bashkë me të, kontributet.

U shua një artist me “ A” të madhe! Kristaq Dhamo e dha sinjalin për motor dhe nisi xhirimi i filmit me titull imagjinar: “ Një artist drejt amëshimit”. Nuk di se si kanë qenë çastet e fundit, por besoj , mes vegimesh gjithçka ka ardhur tek ti si një dritë e fuqishme, ashtu si prozhektorët e sheshit të xhirimit, që ti i ngrite i pari, duke hyrë në historinë e kombit shqiptar, si i pari regjisor filmi, që xhiroi filmin shqiptar me metrazh të gjatë. Ai titullohej “ Tana”. Në qendër, një grua, një vajzë lozonjare, që dashurohej nga dy burra njëkohësisht. Një Tinka Kurti, mes Naim Frashërit dhe Kadri Roshit. Sot mund të duket një romantizëm i tejkaluar, disi fshataresk, por asokohe, ai film tronditi një shoqëri të tërë. Shqipëria hyri në rrugën e kinematografisë. Ishte bash 17 gushti i vitit 1958, plot 64 vite më parë, dita e premierës së filmit…, sot është 14 gusht 2022, e Ju, Profesor me “ P “ të madhe, jeni në heshtjen sublime…

Kam dhimbje, profesor, por dua të të përcjell me kujtimet më të bukura…!

Ju hytë në historinë e artit dhe të kulturës , sepse ishit vetëm 25 vjeç , kur e xhiruat “ Tanën”. Aso kohe mendoje kë të merrje për rolin e Tanës; zgjodhe Tinkën e cila qe veriore, por që, për arsye familjare, kishte lëvizur në të gjithë Shqipërinë dhe fëmijëria e kishte kapur në Korçë, në Dardhë, ku edhe kishte nisur shkollën në klasën e parë. Ajo ishte një femër e bukur dhe, si më ka treguar Tinka, kur ishit ndeshur në një aktivitet, ju kishit pyetur për të dhe ajo kishte thënë për ju: “ Ky që i ngjan Shubertit.”

Po me ato syze dhe me shtatin jo të lartë, ju ngjanit me Shubertin.

Në vendin tonë nisi jetën kinematografia dhe ju jeni regjisor e skenarist ose bashkëskenaristë në shumë filma. Por ju jeni dhe një studiues i thellë i kinematografisë, kritik arti dhe pedagog me sqimë, me filozofi filmike dhe me zemër të gjerë, sepse ju krijuat shkollën e kineastëve të rinj pranë Kinostudios, duke shprehur besimin te gjeneratat e reja dhe duke u dhënë atyre ndihmën që shumë të tjerë e patën të kursyer. Ju nuk kishit frikë apo ndroje nga hapja e tregut të punës regjisuriale, përkundrazi, e shihnit këtë gjë , si një arritje që siguronte, si vazhdimësinë, ashtu edhe shumëllojshmërinë në tipin e filmit dhe mënyrën e trajtimit…

Profesor Kristaqi, unë jam me fat që ju njoha, që jemi takuar dhe biseduar, sepse mësoja shumë nga ju. Takimet tona ishin si ato të pelegrinëve, që niseshin nga drejtime të ndryshme dhe që përfundonin në tempull, atje fillonin të rrëfenin dhe kështu, gjithçka shndërrohej në një klimë frymëzimi dhe humanizmi. Ju ishit një njeri me kulturë, madje të gjerë dhe të thellë, të ndërtuar me investim dijësor. Si një artist i përgatitur në shkollën hungareze të kinematografisë, e cila njihet dhe vlerësohet për traditën e fotografisë dhe kameras, aq sa është fakt , që themeluesit e Hollywood janë artistë hungarezë të kameras, që kishin emigruar në Amerikë; ju zotëronit edhe një kulturë të gjerë historike dhe kulturore për jetën dhe popullin hungarez. Në Shoqatën e Miqësisë Shqipëri- Hungari, ju bëtë punë të mira, serioze dhe me vlerë. Nën kujdesin tuaj, me përkthimet më të mira, erdhi në shqip, në një antologji, poezia e zgjedhur e poetit më të shquar hungarez, Endre Ady, po ashtu, shumë aktivitete në Tiranë, Shkodër e gjetiu u zhvilluan nga shoqata jonë. Gjallëria juaj ishte model, por edhe shpirti kritik, antikonformizmi dhe intuita krijuese. Kurrë nuk ndodhi, që të të pyesnin për një zgjidhje regjisuriale dhe të thoje:”… po ja të shohim, po ja kështu apo ja ashtu..”

Përkundrazi, gjithmonë i ndihmove të rinjtë, edhe duke rrezikuar për veten…

Vitet e fundit na u largove, sa në Amerikë e sa në Itali, ku edhe nga sot , je tashmë një ëngjëll… Por komunikimi ynë nuk u ndërpre. Ju lexonit gjithçka timen në faqen e Fb, ju lexonit shkrimet dhe librat e mi, e me një dashuri e korrektesë, më shkruanit aq qartazi, me aq pathos, dashuri dhe respekt… Nuk munde më të vije edhe një herë… Edhe titullin “ Nder i Kombit”, që më në fund ta dhanë, nuk ishe i pranishëm në ceremoni , që ta merrje… Por kombi të ka dashur e vlerësuar, edhe para titullit zyrtar. Të falësh art, nuk është pak. Ju, në mënyrë të hapur, pranuat edhe kritikat që bëhen në kohën e lirisë për filma të ideologjizuar dhe propagandistikë, por ama , me masë dhe me argumente, dhe në të njëjtën kohë, po ju, parashtruat pse një shoqëri me industri filmi, është një shoqëri që mund të zhvillohet. Ju përkrahët dhe filmat pas 1990-s, edhe si bashkëprodhime. psh:”Dasma e Sakos”, një bashkëpunim hungarezo- shqiptar, me një lojë brilante të Ndriçim Xhepës, Agim Qirjaqit, Elvira Diamantit, Xhevdet Ferit, Tinka Kurtit etj…me skenarin e Vath Koreshit regjinë e Vladimir Priftit dhe muzikën e Aleksandër Peçit.

Ju e nisët më 1958 ,me “ Tanën” dhe e latë më 1987 , me “ Botë e padukshme”, pra, pothuaj 30 vjet…

I nderuar kineasti ynë, Kristaq Dhamo…, mbaroi filmi i jetës dhe nisi filmi ëngjëllor…, por arti yt nuk humbet…, sepse ne do t’i shohim sërish “ Qortimet e vjeshtës”, “ Mëngjeset e luftës” apo “ Nga mesi i errësirës”… Kujtesa do t’i çajë brazdat , si edhe ju i hapët në lëmenjtë e kulturës sonë kombëtare…

Në heshtjen tënde frymore, ndez një qiri respekti…

Do na mungosh shumë, por komunikimi do vijojë…

Sa keq që e prisje librin tim, “ Antropologjia e Artit”, por më the se, sa të dilje nga spitali dhe të bëheshe më mirë…

Mirënjohje, Profesori i kinematografisë shqiptare…, i paharruari, Kristaq Dhamo…!

Next Post
“Sunny Hill” në Tiranë, cilët janë 6 këngëtarët e njohur që i janë bashkuar deri tani festivalit

“Sunny Hill” në Tiranë, cilët janë 6 këngëtarët e njohur që i janë bashkuar deri tani festivalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

October 9, 2026
“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

October 9, 2026
Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

October 9, 2026
Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

October 9, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com